Pellazgët mendohet se janë një popullsi e lashtë mesdhetare parailire dhe paragreke.
Përcaktimi i karakterit etnik të kësaj zone u shtrua si çështje që në lashtësi, si psh nga Straboni në shek.I para Krishtit.
Në shekullin XIX dhe në shekullin XX çështjen e kanë rrahur gjuhëtarë, historianë e arkeologë që japin zgjidhje të ndryshme.
Gjatë Rilindjes Kombëtare pikëpamja se nga pellazgët e ka prejardhjen populli shqiptar u përkrah si mbështetje për të treguar lashtësinë e tij.
Pikëpamjet e sotme më të rëndësishme përmblidhen në dy qëndrime kryesore:
1. Në Ballkan dhe në Mesdhe ka jetuar një popullsi e tejlashtë me emrin Pellazgë që shërbeu si bazë për formimin e popullsive të ndryshme të mëvonshme të kësaj treve;
2. Në kohën e tejlashtë në Ballkan dhe në Mesdhe nuk ka pasur as popullsi të njëjtë dhe as emër të njëjtë për të gjitha këto treva; prandaj emërtimi Pellazgë është i pasaktë.
Në këtë rast popullsitë quhen para-ilire, para-greke dhe para-trake, pra përjashtohet mundësia e përcaktimit të karakterit të tyre etnik.