A ka shqiptarë të lënduar nga tërmeti në Turqi? Ja çfarë thotë ambasada jonë!

Ndërkohë që Turqia po përballet me pasojat e tërmetit tragjik që la deri tani 22 viktima e mijëra të plagosur, sytë e të gjithëve janë në operacionin e shpëtimit nën rrënoja.

Ambasada jonë në Turqi ka bërë me dije se për fat deri tani nuk ka asnjë informacion që tërmeti të ketë prekur shtetas shqiptarë.

“Deri tani nuk kemi informacion për shqiptarë të lënduar.

Mbajmë kontakt me Ministrinë e Punëve të Jashtme për çdo informacion të ri”, shprehet ambasada, për “News 24”.

Ndërkohë ministri i Brendshëm i Turqisë, Süleyman Soylu njoftoi se si pasojë e tërmetit kanë humbur jetën 22 persona, prej të cilëve 18 në Elazığ dhe 4 në rajonin Doğanyol në Malatya./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne