Islamofobi Opinion

A kanë muslimanët të drejtën e fjalës në Amerikë?

nga Hatem Bazian.

Sulmet ndaj kongresisteve Ilhan Omar dhe Rashida Tlaib, si dhe ndaj Linda Sarsour, Omar Suleiman, Marc Lamont Hill dhe shumë e shumë myslimanëve të panumërt në Amerikë dhe në gjithë Evropën, ngrenë pyetje filozofike dhe politike për atë se a munden muslimanët të flasin dhe të veprojnë sic duan kur është fjala për të drejtat e tyre. Problemi nuk është tek aftësia për të prodhuar zëra dhe zhurma që mund t’i kualifikojnë ata si pjesëtarë të racës njerëzore, por “për të drejtën për të folur për çështje kritike në politikë, ekonomi dhe çështje të jashtme që ballafaqohen me shoqërinë, të cilat përfshijnë domethënien e të qënurit musliman dhe njëkohësisht pjesëtar të politikës.

Këtu nuk e kam fjalën për atë pergjigjen “po shef” të muslimanit të cilit i duhet të përsërisë dhe përforcojë zërin dhe fjalët e të tjerëve, në vend që të flase për veten e tij.

Gjuha është karakteristikë përcaktuese e njerëzimit, që lejon komunikimin dhe marrëdhëniet midis njerëzve me prejardhje të ndryshme dhe që e bën të mundur transmetimin e kuptimit në kohë dhe hapësirë. Gjuha dhe e folura e regjistruar, qofshin ato në libra ose në mediumet bashkëkohore elektronike, janë bazike për zhvillimin dhe ngritjen e vetë qytetërimit.

Renditja e demonizimit

Muslimanët e renditur më sipër kanë qenë pothuajse të gjithë subjekt i një fushate të demonizuar në mënyrë sistematike në përpjekjen për të heshtur zërat e tyre. Ajo që i bën ata të gjithë tabelë shenjestrimi është gatishmëria e tyre që kanë për të folur për Izraelin, ndikimin e Komitetit Amerikano-Izraelit për Marrëdhëniet me Publikun (AIPAC) dhe Zionizmin, i cili konsiderohet si një temë përtej kufijve në qarqet politike të Washington DC. Përpjekja për t’i heshtur ata është pjesë e një strategjie më të gjerë, me të cilën do të merrem më vonë edhe pse është shumë më e rëndësishme që muslimanët të flasin më shumë në këtë kohë kritike.

Ndërsa islamofobia dhe racializimi intensifikohen në shoqëritë perëndimore, hapësira për lirinë e të shprehurit dhe lirinë për të vepruar po zvogëlohet vazhdimisht për muslimanët. A mundet që në periudhën e tanishme myslimanët të flasin dhe a është shoqëria në përgjithësi e gatshme për të dëgjuar dhe për tu marrë me idetë që u prezantohen apo është alternativa e vetme për të kthyer diskutimet mbrapsh në atë që konsiderohet e pranueshme nga një institucion tashmë i diskredituar? Në të vërtetë, shoqëritë demokratike janë të bazuara në aftësinë e pjesëmarrësve për të folur dhe për të debatuar për të gjitha çështjet me të cilat ballafaqohet shoqëria. Ato ofrojnë një sërë mendimesh për ta bërë këtë në mënyrë të lirë dhe në mënyrë të atillë që të arrihet rezultati më i mirë i mundshëm. A mundet që myslimanët të flasin për Izraelin, AIPAC-un dhe Zionizmin, apo këto janë përtej kufijve? Dhe nëse janë, atëherë kush e përcakton atë që është e pranueshme dhe çfarë nuk është e tillë?

Në shoqëritë e sotme perëndimore, myslimanët janë të shenjestruar nga censura pro Izraelite dhe pro Zioniste, ndërsa zërat e tyre kritikohen ose redaktohen për të përshtatur narrativën dominuese. Muslimanët ftohen nëpër qarqet e shoqërisë civile dhe i prezantojnë si trofe për të ilustruar diversitetin dhe përfshirjen simbolike, por menjëherë kritikohen nëse guxojnë të flasin ose të ofrojnë mendimin e tyre mbi çështjet që kanë impakt tek ata dhe në komunitetin e tyre. Izraeli është një shtet aparteidi, një term që mund të publikohet dhe të debatohet brenda vetë Izraelit, por jo në Kongresin e SHBA-së dhe sigurisht as edhe nga dy prej grave muslimane të zgjedhura në kongres.

Në baza ditore dhe gati të bezdisshme, si gjithmonë muslimanët pritet që të ulen dhe të dëgjojnë breshëritë e komenteve islamofobe, thirrjet e sjellshme por të padurueshme për të reformuar besimin e tyre në mënyrë që të përmbushë islamin imagjinar të dikujt, të shohin kllounat teksa flasin lirshëm duke përdorur gjuhën shoviniste si pjesë të maskaradës së tyre patriotiste ndërkohë që kërkojnë shtimin e sulmeve kundër muslimanëve ose vendeve të tyre.

E njëjta turmë e padurueshme që në të njëjtën kohë kërkon ndjesë dhe në anë tjetër shmang nga publiku fjalën e muslimanëve, është vazhdimisht shurdhe me myslimanët, pakicat, emigrantët, gratë dhe asnjëherë nuk mundohet të ndalojë kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu në përdorimin e dhunës kundër palestinezëve. Mantra “Izraeli ka të drejtën të mbrojë veten” shprehet nga një varg i gjatë i udhëheqësve politikë, ndërkohë ata nuk ndalin as edhe për një moment marrjen në konsideratë të faktit se ky është një shtet aparteidi i cili po godet një popullatë civile të pambrojtur dhe po punon për zgjerimin e vendbanimeve drejt një shteti që nuk i përket gjithë qytetarëve të tij. Myslimanët nuk mund të flasin për këto çështje, dhe nëse guxojnë ta bëjnë këtë, atëherë fillon një fushatë demonizimi dhe bllokimi ndaj zërit të tyre 24 orë për cdo ditë të javës.

Zgjerimi i urrejtjes

Fjala e lirë për myslimanët është vazhdimisht një subjekt kundërshtimi nga një bazë e gjerë organizatash islamofobe që janë gjithnjë e në rritje dhe që mbështeten nga burime të gjera financiare dhe nga një elitë politike që përfiton në kutitë e votimit. Nga një lente e parë nga e shkuara historike vjen pyetja, a janë vërtet muslimanët duke testuar limitet e kufijve të shoqërinë perëndimore. Kufizimet dhe kontestimet e imponuara ndaj myslimanëve në diskutimet publike janë pjesë e strategjive politike të zhvilluara që i paraqesin si një kërcënim për shoqëritë perëndimore, prandaj shihet nevoja për të formuluar një mbrojtje shumë të fortë që fillon me reformat e sigurisë dhe të emigracionit. Në të vërtetë, strategjia është zhvilluar me pjesëmarrjen e shumë individëve dhe organizatave pro-izraelite. Ajo nisi të zbatohej në fillimin e viteve 90, por u bë më invazive në periudhën pas 11 shtatorit. Pjesëmarrja dhe zhvillimi i myslimanëve brenda një shoqërie “të zakonshme” sfidon strategjitë e hartuara dhe horizontet e hapura për mundësitë alternative që do të afroheshin më afër nëse gjithmonë do tu ofrohej leja.

Këtu kemi Ilhan Omarin, e cila më shumë se çdo person tjetët në skenën kombëtare, është duke u shënjestruar dhe duke u etiketuar me simbolikën e re të “xhamisë grand zero” ku synimi i goditjes është mbledhja e bazës republikane dhe evangjeliste të votuesve për zgjedhjet 2020. Përveç këtyre sulmeve ndaj Ilhan Omar, Rashida Tlaib, Linda Sarsour, Omar Suleimanit dhe të tjerëve, mbi kritikat e tyre ndaj Izraelit, ato përdoren për të kufizuar kontestimin e mbështetjes së pakushtëzuar ekzistuese për shtetin e aparteidit.

Kështu që Trumpi dhe republikanët po përpiqen që zgjedhjet e vitit 2020 ti bëjnë të përqendruara tek antisemitizmi që të ruajnë dhe mbrojnë veten nga përqafimi i tyre i fortë i nacionalizmit të bardhë dhe supremacizmit të bardhë. Nga ana tjetër, lidershipi i Partisë Demokratike nuk po flet për shkak se ata e shohin dhe e lidhin gjithçka në mbështetje të Izraelit dhe Zionizmit, gjë që i bën ata që të mos i arrijnë objektivat dhe si rezultat i shkaktojnë sukses strategjisë republikane. Ata vendosin të qëndrojnë jashtë mbrojtjes së muslimanëve që flasin për Izraelin, AIPAC-un dhe Zionizmin, gjë që përfundon me dhënien hapësirë, frymëmarrje dhe oksigjen për islamofobinë dhe ndihmon në izolimin e muslimanëve prej qarqeve më të larta të shoqërisë civile.

Shenjestrimi specifik

Pyetja “a mund të flasin myslimanët?” është në qendër të debateve aktuale politike dhe kushtetuese në vend. Sulmet ndaj liderëve muslimanë janë pjesë e një strategjie që fokuson grupe dhe pika diskutimesh të cilat duhet të kuptohen dhe kundërshtohen duke shembur dyert e censurës dhe kufijtë e imponuar nga një pjesëmarrje e plotë. Muslimanët do flasin për të gjitha çështjet, qofshin te brendshme apo të jashtme. Ata mbështesin qeverinë kur punon për zgjidhjen e nevojave të shoqërisë, por në mënyrë të barabartë me këtë ata i kundërshtojnë ata që janë në pushtet kur bëhet fjalë për abuzimin e tyre me besimin, kur zhvillojnë korrupsionin, ndalin taksat për korporatat dhe të pasurit dhe nisin ndërhyrjet ushtarake anembanë globit.

Fjala e komuniteteve myslimane gjithnjë është transformuar duke filluar nga ato të lidhura me paqen dhe drejtësinë dhe deri tek ato të pakëndshmet që i drejtohen pushtetit. Vetëm hidhini një sy fjalëve të Malcolm X dhe Muhammed Aliut, të cilët e folën të vërtetën para pushtetarëve në një kohë kur ajo kishte më shumë rëndësi, dhe duke bërë kështu, ata formësuan dhe ndryshuan shoqërinë për mirë. E folura e të vërtetës në sy të pushtetarëve është një thirrje profetike, ndërsa muslimanët, sikurse komunitetet e tjera fetare të së kaluarës, janë më se të vetëdijshëm në përdorimin e zërave të tyre dhe platformave të ndryshme për të lartësuar shoqërinë dhe për të përmirësuar gjendjen njerëzore.

Në këtë moment, unë, Ilhan Omar, Rashida Tlaib, Linda Sarsour, Omar Suleiman, Marc Lamont Hill dhe myslimanë të tjerë të panumërt, zgjodhëm të kundërshtojnë trajtimin e neveritshëm të emigrantëve dhe refugjatëve në një vend që është krenar për të qënurit parajsë për të gjithë dhe që i bën thirrje botës me fjalët, “më jepni të dobëtit tuaj, të varfërit tuaj, masat që përpiqen të marrin frymë lirisht”. Myslimanët zgjodhën të kundërshtojnë shkatërrimin masiv të mjedisit, braktisjen e kujdesit shëndetësor, ngadalësinë e hapave në sistemin arsimor dhe manipulimet me borxhet si dhe burgosjen masive të njerëzve me ngjyrë të shoqërisë sonë. Muslimanët duhet të flasin dhe kurrë nuk duhet të lejojnë dikë që të strukturojë kufijtë kur pyetjet në fjalë janë ato që përqendrohen tek ndershmëria, mëshira, dinjiteti, drejtësia, barazia dhe liria; si brenda vendit ashtu edhe jashtë vendit në të gjithë botën./dailysabah/Gazeta Impakt

OPINIONE