A përbëjnë myslimanët kërcënim?

Lee Jarvis

Sipas Muslim Council of Britain, një organizëm i paanshëm që përfshin brenda vetes mbi 500 organizata myslimane, sot në vend jetojnë rreth 2.7 milion myslimanë, baraz me më pak se 5% të popullsisë së përgjithshme. Një grup i është veç të tjerash jashtëzakonisht heterogjen, për faktin se karakterizohet nga diversitet etnik (myslimanët britanikë vetëidentifikohen si arabë, aziatikë, zezakë, të përzier, të bardhë dhe tjetër) dhe nga një miriadë diferencash të tjera lidhur me besimin fetar, moshën, kombësinë, prirjen politike, gjininë, seksualitetin. Megjithatë, ky kuadër kompleks rrallë haset në përfaqësimet politike, mediatike dhe publike të islamit. Për shembull, në një sondazh të kohëve të fundit, ka rezultuar se opinion public britanik e mbivlerëson shumë përmasën e popullsisë islamike, duke besuar se 1 person në 6 është mysliman. Është po aq e përhapur ideja se myslimanët janë homogjenë midis tyre. pavarësisht se etiketa (relativisht e re) e «myslimanit britanik» kërkon që ta theksojë mënyrën me të cilën identitetitet bashkëkohore tentojnë që të jetë të shumëfishta apo hibride, shumë shpesh, siç nënvizon Tariq Modod, anashkalohet që «kategoria “mysliman” (…) është tërësisht e diversifikuar po aq sa kategoritë “kristian, “belg”, “klasë e mesme” apo çfarëdo kategori tjetër që na ndihmon në kuptimin tonë të Europës bashkëkohore». Një hiperthjeshtëzim i tillë ushqen (dhe ushqehet me) një ndjesi të përhapur kërcënimi të paraqitur nga (disa) myslimanë për publikun, pë praktikat dhe për vlerat e konsoliduara britanike. Perceptimi i mësipërm përbëhet nga të paktën 3 dimensione.

I pari dhe ka mundësi më përcaktuesi është interpretimi i përhapur i myslimanëve – ose, në versione më të studiuara, i disa myslimanëve – si kërcënim domethënës dhe shpesh i afërt ndaj sigurisë kombëtare. Ky interpretim është i dukshëm në diskursin politik që vërtitet rreth «ekstremizmit» dhe «radikalizimit», etiketa influence politike e të cilave vazhdon që të mos shqitet në asnjë mënyrë nga preokupimet që prej shumë kohësh akademikë të shumtë kanë shprehur lidhur me dobishmërinë e tyre. Për shembull, në një diskutim të mbajtur në korrikun e 2015, ish Kryeministri David Cameron paraqiti strategjinë 5 vjeçare lidhur me ekstremizmin të formuluar nga qeveria e tij, duke nënvizuar se «ajo që po luftojmë, në ekstremizmin islamik, është një ideologji. Është një doktrinë ekstreme. (…) Qëllimi final i tij është të shkatërrojë shtetet kombëtare me qëllim që të vendosë mbretërinë e tij barbare. Për të arritur një objektiv të tillë shpesh mbështet dhunën – për më tepër kundër vëllezërve myslimanë që nuk i ndajnë vizionin pervers mbi botën».

Theresa May, pasuesja e David Cameron, ka adoptuar një fjalor të ngjashëm pas sulmit terrorist në London Bridge të qershorit 2017, duke pohuar se ngjarja ishte e lidhur me sulmet e mëparshëm të realizuar në Manchester dhe tjetërkund «nga e njëjta ideologji e keqe e ekstremizmit islamik që predikon urretje, mbjell përçarje dhe promovon sektarizëm». Të dy liderët e kanë vendosur vëmendjen mbi versionet ekstreme e bfese islamike dhe kështu kanë evokuar një dallim të vjetër midis myslimanëve të «mirë» dhe atyre të «këqinj». Megjithatë, ballafaqimi i islamit dhe ekstremizmit përjetëson idenë se i pari mishëron – ose, të paktën, përmban në brendësinë e tij – një kërcënim ndaj sigurisë kombëtare të Mbretërisë së Bashkuar si demokraci moderne, shekullare e liberale. Një përfaqësim i tillë siç tregohet nga autorë si Stuart Croft, është gjerësisht e përhapur, duke u shtyrë shumë përtej elitave politike për të përfshirë organizata mediatike, gazetarë të veçantë, pedagogë universitarë, shkrimtarë dhe qytetarë të thjeshtë.

Aspekti i dytë i kërcënimit të perceptuar qëndron në përfaqësimet e islamit – apo i komunitetit të vetëm mysliman – si ngurrues ndaj ingerimit në një shoqëri multikulturore. Këtu ndërhyn frika që komunitetet myslimane kanë zgjedhur për të jetuar nëpër «geto» të izoluara apo të vetësegreguar ku flasin, fallen, punojnë dhe kalojnë kohën e lirë larg nga popullsitë e tjera. Për shembull, United Kingdom Community Engagement Forum u krijuan në tetorin e 2015 në kuadër të përpjekjes së Cameron të prirur që të «krijonte një koalicion kombëtar për të sfiduar (…) ekstremistët dhe helmin që ata përhapin. Dua që myslimanët britanikë ta dinë se ne do t’i mbështesin nëqoftëse do të rreshtohen kundër atyre që mbjellin urrejtje dhe do të kundërshtojnë narrativën sipas së cilës myslimanët nuk ndjehen britanikë». Propozime të tilla rreth vetëizolimit të komuniteteve myslimane janë veç të tjerash të dukshme në futjen e masave të drejtuara ndaj shkollave fetare, të para si inkubatorë potencialë të izolimit. Siç thoshte gjithmonë Cameron në epokën e paraqitjesë forumeve, «sot ka pjesë të vendit ku mund t’ia kalosh pa folur kurrë anglisht apo pa takuar asnjëherë ndokënd të një kulture tjetër. (…)

Disa institucione kontribuojnë në inkubimin e përçarjeve të tilla. E dini se në vendin tuaj ka fëmijë që çdo ditë kalojnë disa orë në një medrese? Të jemi të qartë: nuk ka asgjë të gabuar në faktin që fëmijët të mësojnë atë që ka të bëjë me fenë e tyre, qofshin ato shkolla kuranore, shkolla kristiane të së dielës apo në ato hebraike. Megjithatë, në medrese ka fëmijë të cilëve u mësohet se nuk duhen të përzihen me persona të besimeve të tjera fetare; fëmijë që rrihen; që janë të detyruar të përtypin teori konspirative lidhur me popullin hebraik. Tekstet e këtyre fëmijëve nuk duhen lënë që të mbushen me helm dhe zemrat e tyre nuk duhet të mbushen me urrejtje. Përkundrazi, mendjet e tyre duhet të happen dhe horizontet e tyre të zgjerohen. Frikëra specifike lidhur me sheriatin shfaqen në mënyrë të përsëritur në diskutime të ngjashme, sidomos për sa i përket diskriminimit të grave dhe ruajtjes së parimit të barazisë së shtetasve përpara ligjit, që shikohet e kërcënuar. Preokupime kanë çuar në majin e 2016 në nisjen e një investigimi lidhur me zbatimin e sheriatit të besuar një komisioni ekspertësh që përfshinte akademikë, jurist dhe teologë.

Një aspekt i tretë i këtij prezantimi të shpërfyturuar të myslimanit si «tjetri» që sulmon jetët dhe vlerat britanike është më kompleks dhe ka të bëjë me kërcënimin e perceptuar të paraqitur nga disa myslimanë ndaj disa bashkëfetarëve (të dobët) të tyre. Ankthe të tilla kanë shpesh një sfumaturë të kësaj natyre, duke u përqëndruar sidomos mbi dhunën ndaj grave. Këtu çështjet më shqetësuese kanë të bëjnë me të ashtuquajturën «vrasjen për nder» dhe gjymtimin gjenital femëror, në të cilin trupat e grave janë objekt i një dhune fizike që nganjëherë çon deri në vdekjen e viktimës. Pavarësisht kësaj, shumë mendojnë se praktika të kësaj natyre kanë origjina kulturore më shumë sesa fetare (duke qenë se ndodhin në fakt në komunitete që kanë fe të ndryshme), siç demonstrohet nga denoncim i kohëhëve të fundit kundër të përditshmes “Daily Mail” nga British Independent Press Standards Organisation. Ky tabloid u dënua për përdorimin që i kishte bërë një historie kronike të sintagmës «vrasje islamike për nder» dhe më pas u detyrua që ta modifikojë titullin e vet: «Jemi të lumtur të sqarojmë se islami si besim fetar nuk i mbështet të ashtuquajturat “vrasje për nder”».

Përshtypje të ngjashme rreth depërtueshmërisë së dhunave apo të praktikave diskriminuese në brendësi të komuniteteve myslimane janë evidente në vëmendjen kushtuar «bashkëshorteve xhihadiste», «martesave të detyrueshme» dhe – në mënyrë më kontradiktore – praktikave të tilla si segregimi i grave (për shembull, nëpër shkolla apo në vendet e kultit) dhe përdorimi i perçes. Shoqërimi i përhapur i islamit – apo i myslimanëve – me praktika të tilla rrezikon që të largojë vëmendjen ndaj zërave kundërshtuese apo nga shembujt e kundërt në brendësi të vetë islamit dhe – ndërkohë – nga praktika të ngjashme që ndodhin në komunitete të tjera fetare e kulturore. I përfaqësuar në këtë mënyrë, islami e gjen veten të akuzuar se ka dështuar që të përshtasë me modernizmin zakonet e tij sociale, politike e kultururore përsa u përket të drejtave të grave dhe barazisë gjinore. Njëkohësisht, akuzohet se është një besim fetar i madh që megjithatë është mistifikuar nga subjekte karizmatikë të shtyrë nga interesa personale. Në këtë kontekst, nuk befason fakti që një sondazh i kryer në marsin e 2015 ka zbuluar se 55% e votuesve britanikë beson se ekziston «një përplasje themelore midis islamit dhe vlerave të shoqërisë angleze». Në të njëjtin sondazh, vetëm 22% e votuesve ka deklaruar se beson që islami dhe vlerat angleze janë «përgjithësisht të pajtueshme».

Këto 3 përfaqësime të një tensioni midis islamit dhe vlerave britanike krijojnë preokupime që prekin fusha të ndryshme: siguri kombëtare (ku dominojnë frikërat lidhur me radikalizimin, ekstremizmin dhe terrorizmin); marrëdhënie ndërkomunitare në një shoqëri multikulturore (ku mbizotërojnë frikërat lidhur me integrimin); siguri e mirqenie të myslimanëve të dobët (ku shfaqen frikëra lidhur me zakonet për sa u përket dhunave të kësaj natyre). Megjithatë, në praktikë këto frikëra shpesh përzihen midis tyre, duke e theksuar më tej ndjenjën e konfliktit. Vendi ku kjo shfaqet me qartësi më të madhe është në strategjinë e parandalimit, axhendën e luftës kundër ekstremizmit e përpunuar nga Mbretëria e Bashkuar. Kjo strategji është kritikuar gjerësisht për faktin se ngatërron prioritete qeveritare për sa i përket sigurisë me prioritete lidhur me integrimin. Në fakt, ajo kombinon iniciativa policore me punën e zhvilluar bashkë me komunitete e organizata lokale për t’ju përgjigjur sfidës ideologjike të terrorizmit, duke kërkuar që të shklurajohen individët e veçantë nga tërheqja drejt terrorizmit.

Frikërat, qofshi ato të veçanta apo të kombinuara, sugjerojnë se ekziston një konflikt thelbësor midis islamit e ndjekësve të tij nga njëra anë dhe vlerave britanike nga ana tjetër. Atje ku të para përfaqësohen si konservatore, tradicionale dhe bile edhe barbar, të dytat paraqiten si liberale, moderne e të qytetëruara. Rezultati është një dinamikë shqetësuese në të cilës (disa) myslimanë rezidentë në Mbretërinë e Bashkuara janë ndërkohë të demonizuar si kërcënim real apo potencial (ndaj sigurisë kombëtare, ndaj multikulturalizmit britanik apo ndaj myslimanëve të tjerë) dhe të katandisur në viktima reale apo potenciale. Kjo jo vetëm që homogjenizon një popullsi me larmi të konsiderueshme gjeografike, kombëtare, demografike e politike, por përforcon edhe argumente të konsoliduara dhe ide orientaliste, duke i identifikuar të gjithë myslimanët si «në rrezik që të jenë të rrezikuar».

Matja e impaktit social e këtyre dinamikave është e vështirë. Për pasojë, ka pasur një tundim midis hulumtuesve që të shprehen në emër të «komunitetit mysliman» lidhur me atë sesi ai është influencuar negativisht nga zhvillimet e fundit e politikave të sigurisë. Një tentativë e kohëve të fundit për të bërë diçka më shumë në këtë kuptim është projekti hulumtues British [Muslim] Values, që ka kërkuar të kapë njohjen publike të marrëdhënies midis islamit dhe «vlerave britanike» apo «shoqërisë britanike», duke u kërkuar anëtarëve të komunitetit mysliman të prodhojnë filma me metrazh të shkurtër lidhur me këtë tematikë. Kjo përpjekje për të ndarë përvoja personale e biografike midis komuniteteve të ndryshme paraqet një kuadër shumë më laraman të pozicionit dhe të ideve të myslimanëve në shoqërinë e sotme angleze repsektivisht nga sa sugjerohet nga karikaturat e sipërpërmendura. Për shembull, disa filma me mtrazh të shkurtër u japin zë jo vetëm diversitetit të myslimanëve në Mbretërinë e Bashkuar, por edhe percpetimit të përbashkët – në brendësi të këtyre diversiteteve – të një përputhshmërie thelbësore midis «vlerave britanike» dhe islamit.

Kjo ide e përputhshmërisë haset në komunitete të ndryshme. Për ta thënë me një mysliman që ka marrë pjesë në investigimin tonë, «nuk shikoj kurrfarë konflikti… jemi më shumë të ngjashëm sesa të ndryshëm». Bile disa myslimanë shkojnë deri edhe më tej, duke pranuar se të konvertuarit në islam u ka mundësuar atyre që të hedhin dritë mbi disa vlera themelore britanike më parë të dhëna si të mirëqena. Në fjalët e një banori nga Norëich, «sapo jam bërë mysliman kam kuptuar më shumë disa vlera britanike dhe më shumë kulturën time. Dinjitet, ndershmëri, integritet, dekor. Kam njohur të gjitha aspektet e mënyrës tradicionale të qënit britanik për herë të parë». Pjesë e pjesëmarrësve jomyslimanë në hulumtim ka përcjellë një vision të ngjashëm, duke nënvizuar ngjashmëritë midis vlerave myslimane dhe ato tradicionalisht të lidhura me jetën britanike: «Mendoj se shumë prej vlerave kryesore britanike në formën e tyre thelbësore lidhen me vlerat kristiane. Por e njëjta gjë ndodh me myslimanët: kemi të gjithë të njajtat ideale, diferenca qëndron vetëm sesi përkthehen në praktikë».

Anasjelltas, një tension midis «britanicitetit» dhe islamit haset në aspektin e marrëdhënieve midis burrave e grave: «Mendoj se ndoshta myslimanët kanë një ide lehtësisht ndryshe nga shoqëria jonë (…) lidhur me atë që duhet të jenë marrëdhënieve midis dy sekseve», ka deklaruar një i intervistuar. Megjithatë, siç theksohet nga një jo mysliman, «jodhuna është shumë e rëndësishme për islamin. Kjo duket e injoruar nga mediat, që duket se ngatërrojnë terrorizmin dhe ekstremizmin me një besim fetar. Ekzistojnë ekstremistë dhe terroristë të shumë feve të ndyrshme, por nuk duket se kjo sjell pasoja për vetë ato. Kur IRA (Irish Republican Army) kryente atentatet e saj të përgjakshme, njerëzit nuk thonin “ky është terrorizëm katolik”». Kështu që mbetet shumë punë për t’u bërë lidhur me mënyrat me të cilat islami dhe myslimanët perceptohen dhe diskutohen në shoqërinë britanike. Secila prej frikërave të sipërcituara ka të bëjë jo vetëm me islamin, porn ë përgjithësi me gjendjen e multikulturalizmit.

Qofshin aglezë ose jo, shumë shpesh, myslimanët paraqiten akoma si të huaj në brendësinë e shoqërisë. Për këtë arësye, ankthet për islamin përzihen me preokupime të tjera në fushën e sigurisë, nga radikalizmi tek terrorizmi, nga emigracioni tek siguria e vendit të punës. Por ekzistojnë edhe arësye optimizmi, sidomos po të vëresh sinjalet e vullnetit publik për ta kundërshtuar këtë ndjenjë të keqe. Është e rëndësishme të këmbëngulet mbi këto shembuj dhe ka 3 mënyra për ta bërë. E para, themelore, është të vazhdohet të sfidohet stereotipi semplicist i myslimanëve si «terroristë potencialë» apo «kërcënim» i llojit tjetër, duke evidentuar shtrirjen e vërtetë e çështjeve të tilla, që megjithëse jo e parëndësishme, shpesh është shumë më e vogël nga sa tentohet të besohet. E dyta, duhet shikuar tek fjalët dhe imazhet e përdorura nga politikanët, gazetat, televizionet dhe kinemaja kur diskutojnë për islamin në Mbretërinë e Bashkuara të sotme. E treta, duhet provuar të tregohen histori të ndryshme, duke e spostuar diskutimin nga çështjet e sigurisë tek përvojat e jetës të myslimanëve në vend. E gjitha kjo mund të ndihmojë që të luftohen disa stereotipe të cilat zgjasin akoma sot.

(Lee Jarvis është Profesor i Politikës Ndërkombëtare në University of East Anglia. Është autor apo kurator i 11 librave dhe i më shumë se 50 artikujve apo librave lidhur me politikën e sigurisë dhe të terrorizmit)

/ bota.al

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne