A po i pergjigjet Rama Erdoanit me Mero Bazen?!

Nga Kreshnik Osmani

Lexoj Mero Bazen (gazeten me te afert te Qeverise Rama) ne nje shkrim tek Tema kur thote se Erdoan po perçan shqiptaret duke i ndare ne pro dhe kunder Erdoan dhe Gylen. Ndersa dje, ne nje tjeter shkrim te te njejtes natyre thote se shteti turk qenka radikal islamik sepse nuk lejon LGBT-istat qe te kryejne te qete aktivitetet e tyre ne Stamboll. Pra ka ndezur motoret.

1- Pikesepari ketu duket hapur fare se orkestra e Meros eshte e financuar sepse edhe njohesit me te mire te kesaj fushe, qe jemi ne, nje here ose maksimumi dy here ne vit shkruajme per kete pune sa per te sqaruar njerezit rreth rrezikut gylenist. Ndersa Mero ka nja nje jave qe shkruan panderprere rreth kesaj teme por me nje stil tjeter.

2- Mero thekson nje gje shume te rendesishme. Gylen dhe Erdoan jane te dy njelloj. Te dy islamiste qe jane ne lufte te hapur me njeri tjetrin dhe kjo nuk eshte e vertete per miliona arsye. Nuk do te ndalem tek arsyet sepse eshte nje histori e gjate shume por i kujtoj lexuesit se me sinqerisht se kaq nuk mund te thuhet thelbi i kesaj historie. Nuk duam asnje lloj muslimani. As muslimanin fundamentalist si Erdoani dhe as ate qe ben Grusht Shteti, terrorizon popullaten, vret 300 njereze plagos mijera te tjere per te rrezuar ish aleatin e tij, pellumbi i Paqes dhe i dashurise miku i Perendimit dhe i Krishterimit Gylen. Pra nuk e duan as “mikun” e Putinit as “mikun” e Perendimit teferuar fotos me te fundit. Nje musliman i mire eshte nje musliman i vdekur. Dhe kjo vertetesi meriton nje duartrokitje te fuqishme virtuale.

3- Meros kam deshire t’i kujtoj nje gje te rendesishme shume. Erdoani sot po paguan lojen e tij te gabuar ne Turqi dhe ne Ballkan. Fillimisht sepse i dha krah dhe fuqi nje gjarpri si Gyleni qe ne fillim te heres. Dhe e dyta sepse Erdoan eshte mbeshtetur per te mbrojtur interesat e tij dhe ka marre çfare ka dashur prej Fatos Nanos, prej Berishes edhe prej Rames dge eshte mbeshtetur vetem tek keta. Lereni ç’ben Berisha sot si i merzitur. Ju i dini mire te gjithe historite e tij te medha te dashurise me Erdoan ne kohe fushatash dhe jashte tyre. Por kjo edhte politika. Ka dashuri ka edhe divorce te medha sipas levizjes se interesave. Erdoan nuk ka investuar kurre ne Shqiperi per nje platforme te konsoliduar dhe te mirefillte strategjike ku Turqia te mbeshtetet ne ditet e veshtira. Pergjithsisht eshte mbeshtetur tek strategjia afatgjate qe bazohet tek studentet e Turqise te te gjitha fushave dhe lemive (me shpresen qe ata te ndikojne ne te ardhmen) dhe tek faktori (hallve, pilaf, hasude) te koordinuar me racen me hajdute, me injorante, me te paditur, me servile dhe me te pabese (me ndonje perjashtim te rralle shume qe bie ne sy) prej shqiptareve qe kane luajtur gjithashtu dopjo loje. Edhe me Erdoanin edhe me FETO. Ata sot jane ne heshtje te plote sepse nuk u intereson as Shqiperia, as Turqia, as Europa as e ardhmja jone kulturore dhe identitare. Heshtin si minj kanalesh te gjithe, sepse presin te zevendesojne Skenderin e Gylenit ne KMSH dhe askush nuk do te digjet. Jane nja tridhjete vete ne liste duan te behen kryetare. Mijera minj hidhen sot nga barka e Fetos tek ajo e Erdoanit dhe anasjelltas sepse servilet ketij populli nuk i kane munguar kurre. E dredhin si te persalat sa here te ndryshoje kahu i eres.

4- Turqia ne Ballkan dhe veçanerisht ne Shqiperi eshte mbeshtetur kryesisht tek njerez pa shtylle kurrizore, pa asnje “backgroung” akademik, kulturor, shkencor e politik. Njerez qe nuk kane asnje qasje kulturore, politike, akademike, shkencore ndaj realiteteve shqiptare, ballkanike apo europiane dhe aq me pak ndaj atyre nderkombetare. Ka preferuar “yes man-ët” dhe eunukë, ndaj mendimit, kulturës dhe shkences dhe hallet dhe nevojat e saj te medha i ka siguruar duke futur kenaqesine tek shpirterat e zyrtareve te larte me metodat qe i dine te gjithe. Ndersa Feto ka investuar tek gazetaret, politikanet, tek partite politike, tek femijet e politikaneve neper kolegje dhe kudo e megjithate edhe ata i kane lene ne balte sot. Askush nuk u del ne krahe perveç kamikazeve sikur Buzhala dhe soji i tij ne Shqiperi te cilet e kane te pamundur te terhiqen mbrapsh.

5- Turqia eshte kujdesur ne cdo hap qe ka hedhur ne Ballkan dhe veçanerisht ne Shqiperi qe te mos shqetesoje amerikanet por Ombama ia shperbleu ndryshe kete. Te shohim si do te shkoje historia me Trump.

Mero, keto jane arsyet kryesore perse Turqia e Presidentit Erdoan deri ne kete moment ka deshtuar ne menyre spektakolare ne Shqiperi dhe ne Ballkan. Si do te shkoje ne te ardhmen?! Te shohim. Ne duhet te shohim hallet tona sepse duke u marre me Turqine po harrojme se vemendja dhe qasja amerikani mdaj rajonit mund te ndryshoje dhe ajo ka tendenca te rreshkase ne Beograd!

U kuptuam shoku?!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne