A po organizon Blushi një “bërthamë anti-kryeministër”?

Ditët e fundit, Ben Blushi është duke bërë përpjekje për të afruar në TCH disa emra të njohur nga televizionet e tjera.

Pas lajmeve se është bërë një ofertë për Blendi Fevziun, ditën e sotme është publikuar në media dhe një takim me disa gazetarë të tjerë që njihen për sulmet e vazhdueshme që bëjnë ndaj kryeministrit.

Sipas portalit ‘Pamfleti’, ish-kreu i LIBRA-s dhe njëri ndër kritikët më të fortë të Edi Ramës, tashmë në krye të një prej televizioneve më të rëndësishme të vendit, ka vendosur të mbledhë në këtë TV një “bërthamë” anti-kryeministër, në përpjekje për t’i rikthyer shkëlqimin këtij televizioni.

Nga takimet që ai ka pasur me personazhe të botës së medias, ka vënë theksin se një media e fortë është një përgjigje e mirë, për të kundërshtuar qeverinë dhe sidomos kryeministrin Edi Rama.

Sipas të njëjtin portal pak ditë më parë, Blushi ka mbledhur në një lokal në Surrel, Blendi Fevziun, drejtuesin e Klan Plus, Armand Shkullaku dhe analistin Andi Bushati, ku ka marrë dhe miratimin e Fevziut për të shkuar në TCH.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne