A. Saudite – Ambasadori gjerman në Riad nuk lejohet të ndjekë gjyqin për vrasjen e Khashoggit

Nuk lejohet kërkesa e ambasadorit gjerman për të qenë vëzhgues në qyqin në lidhje me vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi, që vazhdon në Arabinë Saudite.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Christopher Burger tha se deri më tani nuk është lejuar kërkesa e ambasadorit gjerman për të qenë vëzhgues në gjyqin që zhvillohet në lidhje me vrasjen e Khashoggisë.

Duke rikujtuar se kanë kërkuar nga Arabia Saudite një gjyq të shpejtë, pa mangësi dhe të sigurt (besueshëm) për vrasjen në fjalë, Burger bëri të ditur se kjo është e vlefshme edhe për punimet që Arabia Saudite zhvillon me autoritetet turke.

Ai tha se gjyqin, që ka filluar në Riad, kryeqytetin e Arabisë Saudite ndaj 11 të pandehurve, për të zbardhur vrasjen e gazetarit saudit, e shohin si një “udhërrëfyes” dhe shtoi: “Nga drejtësia e Arabisë Saudite presim që të jetë tërësisht transparente dhe në përputhje me shtetin e drejtësisë. Gjyqi vazhdon. Ambasadori i Gjermanisë kërkoi të jetë vëzhgues. Kjo nuk është lejuar deri më tani. Këtë e shohim me hidhërim”.

Burger bëri të ditur se në Turqi vazhdon hetimi nga ana e prokurorit, por nuk është deklaruar ende raporti përfundimtar në lidhje me këtë.

Gazetari saudit, Jamal Khashoggi ishte vrarë në 2 tetor 2018 në Konsullatën e Përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll, ku kishte shkuar për procedurat martesore./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne