AAP reagon ndaj deklaratave të ambasadorit amerikan në Tel Aviv

Zëdhënësi i AAP(Autoritetit Autonom Palestinez), ka reaguar ndaj deklaratës së fundit të ambasadorit amerikan në Tel Aviv dhe ka thënë se palestinezë kurrë nuk do të lejojnë që pala e huaj të përcaktojë fatin e tyre.

David Friedman, ambasador i Amerikës në Izrael ka pretenduar se durimi i Amerikës ndaj veprimeve të Mahmud Abas kreut të AAP ka sosur dhe nëse Abas nuk vazhdon bisedimet e paqes me Izraelin, Uashingtoni do të zgjedh një tjetër person në vend të tij. Sipas një njoftimi të agjencisë Mejadin të lajmeve, Nabil Abu Radina, zëdhënës i AAP ka thënë; Deklarata e ambasadorit amerikan është ndërhyrje në punët e brendshme të Palestinës ndërkohë që Friedman mendon për një kryetar që të jetë në shërbim të interesave të sionistëve. Ndërkohë lëvizja Fat’h ka reaguar duke thënë se deklarata e ambasadorit amerikan nuk ka asnjë vlerë dhe asnjë palestinez nuk dorëzohet përballë të tilla kërcënimeve./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne