Abas ashpërson qëndrimet kundër Amerikës

Kryetari i Autoritetet Autonom të Palestinës në reagim ndaj veprimeve anti-palestineze të Donald Trump, presidentit të Amerikës, ka urdhëruar autoritetet palestineze që të ndërpresin të gjitha lidhjet me autoritetet amerikane.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Mahmud Abas, kryetari i AAP, ka urdhëruar të gjitha autoritetet palestineze duke u thënë se Trump është një objektiv i humbur dhe duhet t’i ndërpresin të gjitha lidhjet dhe kontaktet me autoritetet diplomatike të Amerikës duke përshirë edhe autoritetet amerikane në konsullatën e Amerikës në Kodsin lindor për çështje palestineze. Mediat sioniste gjithashtu kanë raportuar se është shtuar përsëri distanca mes Mahmud Abas dhe qeverisë së Donald Trump. Në këtë kuadër, Mahmud Abas javën e kaluar ka anuluar takimin me Mike Penec, zv/presidentin e Amerikës dhe në mënyrë të qartë ka deklaruar se as ai dhe asnjë prej funksionarëve të Autoritetet Autonom të Palestinës nuk do të takohen me zv/presidentin amerikan./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne