Bota

Abas: Palestinezët nuk pranojnë plan për paqe nga SHBA

Kryetari i Autoritetit Autonom Palestinez, Mahmud Abas, ka thënë se palestinezët nuk do të pranojnë ndonjë plan për paqe në Lindjen e Mesme të propozuar nga Shtetet e Bashkuara.

Ai ka folur në Paris, një ditë pasi Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë që kundërshton vendimin e SHBA-së për njohjen e Kudsit, kryeqytet të Izraelit. “Shtetet e Bashkuara kanë vërtetuar se janë ndërmjetësues jokredibil në procesin e paqes dhe nuk do të pranojnë asnjë plan nga ky vend”, ka thënë Abas, pasi është takuar me presidentin francez, Emmanuel Macron./ PT