Abazoviç i drejtohet Krivokapiçit: Nuk ka kompromis me Ministrinë e Brendshme

Udhëheqësi i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviç, ka deklaruar se në takimin me kandidatin për kryeministrin Zdravko Krivokapiç, nuk u ra dakord se kujt do i përket sektori i sigurisë, por nuk ka asnjë kompromis me ne, sepse ne nuk do të luajmë bixhoz me Malin e Zi.

“Nuk është rënë dakord, por nuk ka asnjë kompromis me ne, sepse ne nuk do të luajmë bixhoz me Malin e Zi. Për sa kohë që varet nga ne, nuk do ta bëjmë. Nëse nuk u përshtatet atyre, nëse duan të prezantojnë njerëz që nuk janë të mirë me këtë vend … Unë nuk mund ta pranoj atë dhe janë të lirë të gjejnë katër deputetë të tjerë për ta bërë shumicën”, tha Abazoviç.

Mediat bëjnë me dije se Abazoviç, ka thënë se gjithçka është në duart e Krivokapiçit. Më konkretisht, siç thotë politikani shqiptar, varet nga ai nëse Mal i Zi do të udhëhiqet prej ekspertëve apo jo.

Duke folur nëse e shihte veten si Ministër i Brendshëm, Abazoviç thotë se mund ta shihte veten në atë pozitë, por që nuk ka asnjë problem për vendin e tij, për sa i përket kësaj shumice të re, të jetë në parlament.

“Unë e shoh veten atje. Nëse dikush mendon se mund të ndihmojë diku tjetër, unë do të jem, por ta shkel veten …, kjo më irritoi shumë në lidhje me udhëheqësit e tjerë të opozitës. Dritan Abazoviç nuk do të jetë problem”, pohoi ai.

Ndryshe, Krivokapiç ka ndarë tashmë tre poste ministrore për koalicionin URA si dhe një post të zëvendëskryeministrit, i cili do të merret me sigurinë./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne