Abbas priti në takim shefin e shërbimit informativ rus, Sergey Naryshkin

residenti i Palestinës, Mahmud Abbas priti në takim Sergei Naryshkin, kreun e shërbimit të zbulimit të huaj rus, i cili ndodhet për kontakte zyrtare në Bregun Perëndimor.

Agjencia zyrtare palestineze e Lajmeve WAFA, njoftoi se Abbas dhe Naryshkin gjatë takimit të tyre në rezidencën e Abbasit në Ramallah diskutuan zhvillimet e fundit në rajon si dhe çështjet në interes të përbashkëta të të dy vendeve.

Gjatë takimit, Abbas theksoi marrëdhëniet historike midis Rusisë dhe Palestinës dhe shprehu kënaqësinë e tij për mbështetjen e Moskës ndaj shtetit palestinez dhe popullit të tij.

Abbas gjithashtu e informoi Naryshkin për zhvillimet e fundit politike në Palestinë dhe hapat e marra në lidhje me pajtimin kombëtar.

Ndërkaq zyrtari rus shprehu mbështetjen e vendit të tij për zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez me dy shteteve si dhe për arritjen e një paqeje të qëndrueshme në rajon në bazë të legjitimitetit ndërkombëtar.

Bisedimet e paqes mes Izraelit dhe Palestinës së fundmi u ndërprenë në prill të vitit 2015 pasi Izraeli nuk pranoi të kthehet në kufijtë e vitit 1967, të njoh të drejtën palestinezëve të shpërngulur për tu kthyer në vendet e tyre dhe të ndaloj ndërtimet e jashtëligjshme të vendbanimeve hebreje në territoret e pushtuara./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne