Abbas: Shpresojmë që vendet e Amerikës Latine të mos i zhvendosin ambasadat e tyre në Jerusalem

Presidenti i Palestinës, Mahmud Abbas deklaroi se shpreson që vendet e Amerikës Latine të mos i zhvendosi ambasadat e tyre nga Izraeli në Jerusalem.

Sipas lajmit të agjencisë palestineze të lajmeve “WAFA”, Mahmud Abbas i ndodhur në Venezuelë për kontakte zyrtare, u takua me homologun e tij Nicolas Maduro.

Abbas e informoi Maduron në lidhje me zhvillimet e fundit në çështjen palestineze dhe me vizionin e paqes, të cilin ai e publikoi gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së të mbajtur në muajin shkurt.

Në prononcimin e tij të bërë gjatë konferencës për shtyp të organizuar pas takimit, Presidenti Abbas tha se “Shpresojë që disa vende të këtij kontinenti (Amerika Latine) të mos i zhvendosin ambasadat e tyre në Jerusalem. Kjo është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar. Jerusalemi Lindor është nën pushtim prej vitit 1967 e këtej dhe është kryeqyteti i Palestinës. Shumica e vendeve të botës këtë fakt e pranojnë kështu”.

Abbas preku edhe në procesin për vendosjen e paqes me Izraelin, ku tha se kanë dëshirë të zhvillojnë negociata serioze në përputhje me vendimet ndërkombëtare. Ai gjithashtu vuri theksin në rëndësinë e formimit të një mekanizmi shumëdimensional nën patronazhin ndërkombëtar.

Ndërkaq Maduro theksoi se vendi i tij mban një qëndrim të vendosur në mbështetjen e të drejtës së popullit palestinezë për pavarësi dhe përpjekjeve të tyre për të shpëtuar nga pushtimi.

Venezuela në maj të vitit 2015 nivelin e përfaqësimit të saj diplomatik në Palestinë e kishte ngritur në nivel të ambasadorit, ndërsa i kishte ndërprerë të gjitha marrëdhëniet diplomatike me Izraelin.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump në një deklaratë të bërë më 6 dhjetor 2017 ka thënë se vendi i tij njohu Jerusalemin si “Kryeqytet të Izraelit” dhe se ka dhënë direktiva për zhvendosjen e ambasadës amerikane nga Tel-Avivi në Jerusalem.

Edhe Presidenti i Guatemalas, Jimmy Morales kishte bërë të ditur se kanë marrë vendim që ambasadën e tyre nga Tel-Avivi këtë muaj ta zhvendosin në Jerusalem.

Edhe pse Ministria e Jashtme e Izraelit pretendoi se edhe Paraguai do të hedh hapa në drejtim të njëjtë, nga udhëheqja e Asuncion ende nuk bë ndonjë deklaratë në lidhje me çështjen./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne