Abdi Baleta u edukon në mënyrë të shkëlqyer shqiptarëve Kompetencën dhe Vetëdijen Globale

ARTUR SHKURTI

Drejtor i shkollës
“Udha e shkronjave”
11 tetor 2026

“Me kompetencë globale kuptojmë aftësinë dhe gatishmërinë
për të kuptuar dhe për të vepruar në çështje me rëndësi globale. “
(Veronica Boix Mansilla & Anthony Jacson, 2011)

Në vitin 4-5 prill 2016, Cambridge International Education organizoi Konferencën e 25 Shkollave Pilot të Kembrixhit që për dy vjet (2016-2018) do të zbatonin programin pilot për lëndën më të fuqishme që ky institucion ka prodhuar dhe që ishte quajtur Global Perspectives, që është edhe një markë e regjistruar (TM). “Udha e shkronjave” ishte në këtë grup të vogël të shkollave pararojë në botë që u përzgjodhën nga Kembrixhi. Programi mëson aftësitë e nivelit të lartë: research, analizë, vlerësim, reflektim, të menduarit kritik, problemzgjidhja, kreativiteti, komunikim dhe bashkëpunim dhe vetëdijen globale. Në total të gjitha kontribuojnë në kompetencën globale ku aftësia dhe gatishmëria për të kuptuar çështje me rëndësi globale do të dëshmohet me “aftësitë në research, analizë, vlerësim e reflektim” dhe ndërkohë “aftësia dhe gatishmëria për të vepruar” edhe përmes problemzgjidhjes dhe aftësive në “komunikim” e “bashkëpunim”. Sivjet u mbushën 10 vjet që ne e zbatojmë këtë lëndë në shkollën “Udha e shkronjave” duke filluar që nga moshat 5 vjeç e deri në gjimnaz. Një keqkuptim i zakonshëm është emri që Kembrixhi i ka vënë kësaj lënde dhe që quhet Global Perspectives, që në shqip mund ta përkthejmë në shumës “Këndvështrime globale”. Menjëhererë do të vihet theksi tek fakti që fjala “këndvështrim” është vendosur në numrin shumës, nga një anë për të bërë dallimin ndërmjet këndvështrimit lokal, kombëtar dhe global, por, nga ana tjetër për të theksuar që në secilin nivel nuk ekziston një “këndvështrim i vetëm”.
Abdi Baleta tashmë e ka veprën “Kronikë kohe”, botuar nga Alsar, në 36 vëllime, padyshim, vepra më e rëndësishme me rëndësi kombëtare.
Në këtë vepër lexuesi do të mrekullohet me nivelet e jashtëzakonshme të “aftësisisë në research”, në analizën e informacionit që merret nga qindra libra, dhe sidomos në vlerësimin kritik tepër të shkathët të përmbajtjes së tyre, duke peshuar e vlerësuar argumentat, autorët, kontekstin, në një mënyrë shumë logjike që i bën nder integritetit akademik. Abdiu nuk studion për të studiuar, e nuk shkruan për të shkruar. Ai ka gjithmonë një problem për të zgjidhur përmes studimit dhe ai vërtetë zgjidh probleme. Problemet që zgjidh janë në fushën e ideologjisë, të nacionalizit, të fesë, të edukimit, të politikës, të propagandës kombëtare.
Përgjithësisht shumicës së studentëve dhe studiuesve që duan të hyjnë në rrugën e trajtimit të temave të rëndësishme globale siç janë çështja fetare, çështja nacionale, kulturat, identitetet, ideologjitë, politikat globale apo shtetërore, media dhe komunikimi, të drejtat e njeriut, ligji ndërkombëtar, emigracioni dhe puna, lufta pabarazia, fuqia politike dhe rezistenca, u merret fryma sapo kalojnë nga niveli lokal në atë kombëtar dhe jo më të përfshijnë nivelet globale.

Abdiu shkëlqen në zotërimin e temave globale
Ka kaq shumë literaturë të shfrytëzuar dhe fare mirë shërben edhe si një “guidë” shumë e mirë për këdo që duhet të thellohet edhe më shumë. Problemzgjidhjet e Abdiut janë për Shqipërinë dhe shqiptarët, por ato zgjidhje nuk mund të ishin zgjidhje, nëse nuk kanë një argumentim të fuqishëm teorik “global”. Kjo është e mrekullueshme në argumentimin e tij. Lexuesi del nga artikujt e Abdiut me idenë e shterimit. Abdiu nuk i lejon vetes “atë e di unë”.
Kjo është arsyeja që ai e pajis lexuesin me një argumentim të domosdoshëm dhe të mjaftueshëm për të thënë “çka deshëm u vërtetua”. Pasi ka lexuar Abdiun në të gjitha këto çështje, njeriu bindet se aty nuk ka fituar “interesi” apo “sofizmi”, por ka fituar “drejtësia”, “integriteti”, “profesionalizmi” “humanizmi” dhe pastaj “kombëtarizmi”.

Me zgjidhjet kombëtare në çështjen fetare,
Abdiu mbrojti fort vetëdijen globale
Abdi Baleta trajtoi në mënyrë të shkëlqyer çështjen aq të koklavitur fetare shqiptare, në frymën e Rilindjes Kombëtare, por edhe të Vetëdijes Globale. Ai mori përsipër thuajse i vetëm “Islamofobinë” dhe e qepi këtë argument në mënyrë të shkëlqyer jo vetëm në librin “Islamofobia” (mbi 700 faqe), por edhe në një seri artikujsh që janë botuar tashmë në vëllimet 30,31, 32 të “Kronikë kohe”.
Abdiu zgjidhi në mënyrë unike dhe origjinale një problem kombëtar jashtëzakonisht të vështirë për shumicën e popullsisë së kombit shqiptar të besimit mysliman që po “tundohej” me një propagandë të shfrenuar të konvertohej në të krishterë, duke ua argumentuar fuqishëm që “islamin” shqiptarët e kishin zgjedhur jo vetë për arsye individuale, por edhe për arsye kombëtare, e fetare dhe historikisht kishin dalë të fituar dhe jo të humbur, siç i shtynte të mendonte propaganda që konceptonte “islamofobinë”.
Ajo që nuk vlerësohet sa duhet në të gjithë këtë punë voluminoze, por që është meritë e padiskutueshme nëse shihet nga pikëpamja edukative, është që Abdiu përmes trajtimit të drejtë të “islamofobisë” dhe të çështjes fetare, u dha shqiptarëve dinjitetin që ka “kompetenca globale”.
Abdi mbrojti vetëdijen globale, e cila nuk është “vetëdije e krishterë” apo “vetëdije myslimane”. Vetëdija globale provohet pikërisht me “të kundërtën”: nëse je i krishterë me nivelin e respektit për myslimanët dhe anasjelltas nëse je mysliman, me respektin për të krishterët. Në kushtet e një popullsie të tërë që ishte nën trysninë “konvertohuni”, të mbajturit fort në pozitat “JO! Do të rrimë myslimanë” qartësisht do të rrisë nivelin e respektit global për shqiptarët dhe jo siç argumentohet. Vetëdija globale mund të ekzistojë jashtë respektit për kulturat dhe besimet fetare të pjesës më të madhe të botës që nuk është e krishterë. Kjo botë do ta humbte menjëherë respektin, nëse shqiptarët, do të ktheheshin në të krishterë. Ndërkohë, faktin që kemi të krishterë përsëri na bën nder si komb sepse ata që janë të tillë janë prej shekujsh ashtu dhe kanë treguar “lirinë” e tyre. Kështu myslimanë e të krishterë mbrojnë së bashku vlerat e lirisë, të kombëtarizimiti dhe të vetëdijes globale.
Abdiu shkëlqen në zotërimin e doktrinave kryesore politike globale: liberalizmi, socializmi, konservatorizmi, komunizmi, fashizmi, nacionalizmi, anarkizmi, socialdemokracia etj. Të reflektosh, analizosh ndryshimet demokratike në Shqipëri jashtë kompleksitetit që sjellin propozimet për doktrina të ndryshme politike është kaq e vështirë. Abdiu është në gjendje të bëjë zgjidhjet e duhura për interes kombëtar, por gjithmonë me një arsyetim “global” të zgjidhjes kombëtare.
Shkolla “Udha e shkronjave” nuk guxon të propozojë kot pa qenë e sigurtë plotësisht që shqiptarët vërtetë do të shkëlqejnë nëse studiojnë si duhet Abdi Baletën dhe do të shkëlqejnë një fusha ku historikisht po paraqiten dobët në shkencat shoqërore dhe humane, me pasoja jo të vogla për fatet tona kombëtare

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne