Abi Malltezi i kujton Taulant Ballës dosjen 229 të vrasjes së Ravik Gurrës

Anëtari i PD-së, Abi Malltezi, ka reaguar ashpër ndaj politikanit Taulant Balla dhe reformës në drejtësi, përmes një postimi ku i referohet “Dosjes 229” që përmban dhjetëra orë përgjime.

Malltezi denoncon se në dokumentet e Prokurorisë dhe Gjykatës, zyrtarët hezitojnë t’i përmendin emrin e plotë Ballës, duke e cilësuar vetëm si “Politikani/Shtetasi me emrin Taulant”. Sipas tij, ky emër del në përgjimet që lidhen me ngjarjet e rënda të vitit 2016, vrasjen e avokatit britanik Ravik Gurra, si dhe në përgjimet e përplasjeve të vitit 2021.  

Ai ngre pikëpyetje mbi paanshmërinë e sistemit të ri të drejtësisë, duke u shprehur se institucionet kanë frikë të përmendin emrat e politikanëve të pushtetit.

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne