Emisioni IMPAKT

Abu Bakr al Baghdadi dhe Semiramida e Babilonise

Ne videon me siper Dr. Olsi Jazexhi komenton vrasjen e pretenduar nga amerikanet te Abu Bakr al-Baghdadid, ‘kalifit’ te rreme te ISIS-it. Vrasja e shpallur por e pa provuar e al-Baghdadit i ngjan vrasjes se pretenduar nga amerikanet te Bin Ladenit ne 2 maj 2011. Vrasjet nga amerikanet te terroristeve sikur al-Baghdadi apo Bin Ladeni duken se jane genjeshtra mediatike qe presidentet amerikane bejne per qellime elektorale ne vendin e tyre. Armata ruse e cila monitoron sirine ka deklaruar me gjeneral majorin Igor Konashenkov qe amerikanet nuk kane ndermarre veprime ushtarake ne Idlib sikur ata pretendojne. Ne video flitet se kush genjen per vrasjen e Baghdadit. Amerikanet apo ruset? Megjithate Dr. Jazexhi konkludon qe pak rendesi ka nese Baghdadi ka vdekur apo jo. Per sa kohe qe amerikanet e deklarojne te vdekur, ai ka vdekur per mediat. Vdekja e shpallur nga amerikanet per al-Baghdadin duhet mirepritur nga bota muslimane e cila duhet tu thote faleminderit amerikaneve per kete show qe ata bejne dhe tiu luten qe te mos prodhojne me terroriste sikur al-Baghdadi per te shkaterruar Lindjen e Mesme. Tani qe amerikanet e shpallen te vdekur al-Baghdadin ata duhet te largohen nga bota arabe dhe ta lene ate ne paqe. Ne video diskutohet per forcen qe mediat kane ne manipulimin e njerezve dhe behet nje analogji mes filmit Semiramida e Babilonise qe tregohej ne Shqiperi ne kohen e komunizmit dhe manipulimin emocional qe ky film bente per njerezit e asaj kohe. Shembulli i Semiramides krahasohet me shembullin e manipulimit mediatik qe perendimi ben ne ditet e sotme me muslimanet.

Ne video tregohet sesi vehabizmi saudit ka luajtur nje rrol thelbesor ne shkaterrimin dhe manipulimin e Islamit dhe sesi ISIS eshte perdorur si arme per te diskredituar Islamin dhe konceptin e Kalifatit. Megjithate, Dr. Jazexhi konkludon qe Kalifati i muslimaneve duhet pare ne historine e osmaneve, te sulltan Abdul Hamid Hanit – sikur ne filmin Kryeqyteti AbdulHamid, ku muslimanet jetonin ne paqe me vellezerit e tyre te krishtere, cifute etj dhe jo ne shembullin e dordolecit Arabo Saudit te ISIS-it.

 

OPINIONE