Abu Bekr Al-Bagdadi, nga Iraku ka shkuar në Siri

Sipas një njoftimi të agjencisë irakiane Veaa të lajmeve, kreu i grupi terrorist takfirist ISIS, Abu Bekr Bagdadi është larguar nga qyteza Rave në perëndim të provincës Anbar dhe ka shkuar në Siri.

Sipas kësaj agjencisë, kreu i grupit terrorist takfirist ISIS pasi ka ftuar anëtarët e këtij grupi që të luftojnë me forcat irakiane, është larguar nga provinca Anbar menjëherë pas futjes së trupave të ushtrisë irakiane. Një prej burimeve lokale në kushte anonimiteti ka deklaruar se Abu Bekr Bagdadi është larguar me taksi të verdha dhe ka shkuar në provincën Dejrul Zur të Sirisë. Lajmi për largimin e kreut të ISIS nga Iraku, është publikuar pak pas deklaratës së Hejdar Ebadi për ngritjen e flamurit irakian në pikën kufitare Hasiba në kufirin me Sirinë. Në Irak ka mbetur vetëm një pjesë e vogël e zonave veriore që mbahet e pushtuar nga ISIS, që sipas ekspertëve ushtarakë, edhe këto zona do të pastrohen së shpejti nga zgjedha e terroristëve./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne