Abuzim 1.5 milion euro me naftën, prangoset drejtori i Hidrokarbureve në AKBN

Policia ka vënë në pranga drejtorin e Hidrokarbureve, Klodian Gradeci. 45-vjeçari u arrestua në kuadër të operacionit të koduar “Akciza”, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Gradeci dyshohet se së bashku edhe me biznesmenë dhe zyrtarë të tjerë i kanë shkaktuar një dëm prej 1.5 milionë euro buxhetit të shtetit.

“Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Akciza”, i finalizuar më datë 06.10.2020, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë, nga strukturat e DVP Tiranë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit K. G., 45 vjeç, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, thuhet në njoftimin e policisë./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne