“Abuzime me tenderat”, jepet masa e sigurisë për ish-zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë

Hetimet më shumë se një-vjeçare të prokurorisë së Tiranës shkaktuan një furtunë të vërtetë në Ministrinë e Drejtësisë.

Për këtë arsye fillimisht katër zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë të këtij institucioni u vunë nën arrest, pas dyshimeve për shpërdorim detyre dhe shkelje barazie në pesë tendera të zhvilluara përgjatë viteve 2016-2017. Në arrest shtëpie është dërguar ish-sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë, Juliana Hoxha.

Sot gjykata ka rivlerësuar masën e sigurisë, ku ka vendosur që Juliana Hoxha të vijojë të qëndrojë në arrest shtëpie, ndërsa ndaj Marsuela Aliaj, Doralda Muka, Arlin Arapi, Orgesa Goga, Eris Sheshi, Ethem Vigani, Ornela Bleda dhe Ilir Çuni u dha masa “Detyrim paraqitje”.

Hetimet kanë zbuluar faktin se përmes shpërdorimit të detyrës, zyrtarët i kanë shkaktuar shtetit një dëm të madh financiar.

Në fokusin e prokurorisë ishin funksionarët publikë që kanë qenë pjesë e njësive të prokurimit, komisioneve të vlerësimit të ofertave dhe komisioneve për mbikëqyrjen e zbatimit te kontratave.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne