Abuzimet/ Edhe bashkitë si Rama, miliona euro tendra që s’kanë lidhje me pandeminë…

Nga Dhurata Çupi

Bashkiakët nën shembullin e Qeverisë, miliarda për tendera në kohë pandemie por jo për pandeminë.

Me Qeverinë e Ramës, nëse shkel ligjin në kohën e emergjencës duke abuzuar me paratë publike nuk të hyn gjemb në këmbë nëse proteston për të drejtat themelore tërhiqesh publikisht zvarrë.

Bashkiatët kanë vërshuar në tendera.
Ndonëse në gjendje të fatkeqësisë, kur Agjencia e Prokurimeve Publike pezulloi të gjithë tenderat, përveç atyre që kanë lidhje me pandeminë, kryebashkiakët vazhduan projektin e tyre të abuzimeve.

Plot 194 tendera me shumen prej 25 milione dollarë janë shpallur vetëm gjatë muajit prill nga kryebashkiakët e pavotuar nga zgjedhësit.

Sipas të dhënave zyrtare, ndonëse në kohë pandemie, për periudhën 1-30 prill 2020 janë shpallur 194 procedura prokurimi.
Nga keto rezulton se 182 prej tyre nuk kanë lidhje me pandeminë dhe vetëm 12 janë për shkak të pandemisë.

Edhe nga 12 prokurime vetem në 8 prej janë lidhur kontratat për rastin e emergjencës dhe sherbime në komunitet për këtë qellim.

Dhe sipas të dhënave zyrtare, nga fondi total prej 25 milionë dollarë, pjesa dërmuese (88%) ose rreth 22 milion dollarë, është përdorur për tender që nuk kanë lidhje me pandeminë dhe emergjencën pandemike.

Ka të dhëna që edhe nga bashkitë të ketë patur edhe tendera sekretë e që mbetet për tu provuar në vazhdim.

Në vend që tu pergjigjen qytetarëve që janë në pamundësi e në nevojë, vjedhin, tjetersojnë taksat e qytetarëve për të mbushur xhepat e tyre.
Asnjë strukturë verifikimi e zbatimit të ligjit nuk kemi parë të veproje e të hetojë këto veprime të “paligjshme” në kohë emergjence./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne