Abuzoi me 27 nxënës në një klasë, burg për mësuesin e Gjuhës Shqipe

Duket se abuzimi me të miturit është një fenomen shumë i përhapur, në të gjitha trojet shqiptare. Pas rastit skandaloz të Gjilanit, ku një ushtar me kombësi serbe dhe një polic abuzuan me një 15 vjeçare, një skandal i madh ka plasur edhe në Gjakovë.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.V. (tashmë i arrestuar), nga Komuna e Gjakovës, për veprën penale ‘’keqpërdorimi i personave nën moshën 16 vjeçare’’, raportojnë mediat kosovare duke ju referuar një njoftimi zyrtar të organit të akuzës.

‘Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.V., nga Komuna e Gjakovës, për veprën penale ‘’keqpërdorimi i personave nën moshën 16 vjeçare’’ nga neni 235 paragrafi 4, nënparagrafin 4.9, lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Sipas aktakuzës i pandehuri B.V., që nga shtatori i vitit 2018, në cilësinë e mësimdhënësit të gjuhës shqipe në shkollën fillore ‘Mazllum Këpuska’’, në Gjakovë, në mënyrë të vazhdueshme ka ngacmuar seksualisht 27 nxënës të një klase në këtë shkollë, duke përdorur fjalë joshëse e duke i ledhatuar e prekur në pjesë të fytyrës dhe në pjesë të ndryshme të trupit.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar më lartë’, thuhet në këtë njoftim./ tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne