Administrata e Vakëfeve Islame filloi punimet për përcaktimin e dëmeve në Al-Aksa

Administrata e Vakëfeve Islame në Jerusalem ka ngritur një komitet me 4 specialistë për të përcaktuar dëmet e shkaktuara gjatë bastisjeve të ushtarëve izraelitë në Xhaminë Al-Aksa.

Kryetari i Administratës së Vakëfeve Islame, Sheiku Azzam el-Hatib, në deklaratën me shkrim, bëri të ditur se komiteti i specialistëve është ngritur për të përcaktuar dëmin e shkaktuar gjatë bastisjeve të ushtarëve izraelitë në zyrën dhe ndërtesat e (kompleksit) Mesxhid-i Aksa.

Hatib theksoi se, deri sa të përgatitet raporti zyrtar në lidhje me këtë çështje, administrata e vakëfeve do të vazhdojë të informojë opinionin publik mbi ecurinë e punimeve të komitetit të specialistëve.

Ai bëri të ditur gjithashtu se lajmet për vjedhjen e dokumenteve që i përkasin administratës së vakëfeve, që zunë vend në median lokale, nuk pasqyrojnë të vërtetën, gjithashtu kërkoi nga palestinezët të mos marrin në konsideratë lajmet e pabaza në median sociale dhe median lokale që nuk janë të bazuara në burimet zyrtare të vendit.

Ushtarët izraelitë në 14 korrik bastisën Xhaminë Al-Aksa dhe e mbajtën atë të mbyllur për 2 ditë me radhë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne