Administrata – Hapet konkursi për drejtuesit e Hipotekave, vetting për punonjësit

Të gjithë drejtuesit e zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Pauajtshme do ti nënshtrohen një konkursi i cili do të përfundojë në fund të muajit gusht. Lajmin e bëri publik Blerina Doracaj, kryeregjistruesja e Tiranës një një dalje për mediat, e cila tha se procesi do të zgjasë një muaj dhe përzgjedhja do të bëhet nga një grup i posaçëm.

Blerina Doracaj: Shprehem se situata është dramatike dhe ka nevojë për përmirësime rrënjësore. Në të gjitha dëgjesat që ka bërë kryeministri, refreni ka qenë ZRPP. Për ecurinë e punës dhe situatën e çdo zyre  është hartuar një informacion dhe i është paraqitur kryeministrit pa fshehur asgjë. Mbi bazën e kësaj analize fillestare të situatës kam  kërkuar që të gjithë drejtuesit e zyrave vendore të futen në një garë për të merituar nderin për ti shërbyer qytetarëve. Regjistruesit do të zgjidhen kundrejt një procedure të hapur e cila do të përmbyllet në fund të muajit gusht. Për këtë do të ngrihet një grup punë për përcaktimin e rrepta dhe ngushtësisht teknike për aplikuesit për regjistruesit në të gjithë zyrat vendore.

Blerina Doracaj tha gjithashtu se paralelisht me këtë konkurs do të nisë edhe një vetting për punonjësit e zyrave në rrethe dhe për ata që do të kapen me shkelje do të kallëzon, deri në largim nga puna.

Blerina Doracaj: Paralelisht me hapjen e konkursti për regjistruesit do të nisë edhe një proces verifikimi apo vettingu për të gjithë punonjësit e zyrave të regjistrimit nga i pari tek i fundit. Për çdo rast që do të konstatohet shkelje ligji do të procedohet me kallëzime penale dhe për çdo rast të shkeljes administrative do të bëhet largimi nga puna i këtyre punonjësve.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne