Adoleshentët shqiptarë, “shembullorë” – Ndër normat më të ulta të konsumit të alkoolit në Europë

Të dhënat e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë tregojnë se adoleshentët shqiptarë kanë ndër normat më të ulta të përdorimit të alkoolit në Europë, në vetëm 32%. Mesatarja europiane fiksohet në 48%. Kjo bën që Shqipëria të jetë në vend të katërt së bashku me Finlandën sa i përket normës më të ulët të përdorimit të alkoolit mes 15-16 vjeçarëve.

Islanda mban rekordin europian me vetëm 9%. Por, ana tjetër e tabelës ngre alarmin, pasi për një pjesë të mirë të vendeve më të zhvilluara europiane kjo normë ngjitet mbi 40%, e madje deri në 73% në rastin e Danimarkës. Pra, ndërkohë që në Shqipëri vetëm 1/3 adoleshentë konsumon alkool, në Danimarkë, raporti ngjitet në ¾. Të dhënat janë alarmante edhe për Austrinë, Greqinë, Çekinë, Spanjën dhe Italinë.

Studimi është kryer në formën e një ankete dhe pyetja që i është drejtuar adoleshentëve ka qenë: “A keni pirë ndonjë pije alkoolike gjatë muajit të fundit?”. Në analizë janë marrë 30 shtete të Europës, mes të cilave edhe Shqipëria, ndërkohë që mungojnë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne