Bota

Adoleshentja muslimane fiton të drejtën për të mbajtur hixhabin në garat e boksit

Adoleshentja Amaiya Zafar ka fituar një betejë të madhe për gratë muslimane në boks këtë muaj.

Zafar, 16 vjeç, e cila shpreson të boksojë në Olimpiadë në vitin 2020, kohët e fundit e ka bindur Shoqatën e Boksit të SHBA-së që ta lejojë atë të konkurrojë me hixhab, një shami që vishet nga disa gra muslimane. Ajo gjithashtu do të lejohet të mbulojë krahët dhe këmbët e saj dhe të ruajë linjën me bindjet e saj fetare. Shoqata në fjalë zakonisht u kërkon sportistëve të veshin një bluzë sportive pa mëngë dhe pantallona të shkurtra.

Por tani vajza nga Minesota mund të konkurrojë për herë të parë në ndeshje këtë muaj në Minneapolis, njoftoi Star Tribune të premten.

“Ky është një hap i madh,” tha Nathaniel Haile, trajneria e saj. “Ajo ka punuar shumë për këtë. Ajo fitoi të drejtën për të shfaqur aftësitë e saj dhe unë jam e lumtur për të. Por ky është vetëm hapi i parë që e lejon të arrijë ëndrrat e saj.”

Zafari ka pritur për këtë moment për një kohë të gjatë, tha ajo.

Beteja e Zafarit për të fituar ëndrrën e saj olimpike nuk ndalet këtu: Nëse ajo merr një ofertë për të shkuar në Tokio në vitin 2020, ajo do të duhet të bindë organizatën ndërkombëtare të boksit AIBA që ta lejojë që ajo të hyjë në ring me veshjen e saj. / © Gazeta Impakt

OPINIONE