Adriatik Llalla shpëton nga gijotina e vetting-ut

Ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla nuk do t’i nënshtrohet procesit të vetting-ut.

Ka qenë ky vendimi i dhënë këtë të hënë nga Kolegjin e Posaçëm i Apelimit, sipas së cilit Llalla nuk do t’i nënshtrohet kontrollit të pasurisë, figurës dhe aftësive profesionale.

Ndërprerjen e vetting-ut për ish-Kryeprokurorin e mori Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi ai hoqi dorë nga e drejta për të qenë pjesë e sistemit të drejtësisë. Por vendimi u ankimua nga Komisioneri Publik, i cili kërkoi që subjekti t’i nënshtrohej vetting-ut.

Ashtu si në seancat e mëparshme, ish-Kryeprokurori përfaqësohej nga avokati i tij Sokol Hazizaj.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne