Aeroporti i Stambollit me mbi 5 milionë pasagjerë në muajin maj

Aeroportin e Stambollit në muajin maj e kanë shfrytëzuar 5.228.447 pasagjerë, ndërsa 35.696 avionë kanë realizuar ulje-ngritje nga ky aeroport, bëjnë të ditur nga aeroporti, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas raportit të publikuar në rrjetin social Twitter, muajin e kaluar janë realizuar 35.696 fluturime prej të cilave 17.814 ardhje dhe 17.882 shkuarje.

Në muajin maj në aeroport kanë ardhur 2.591.190 pasagjerë, ndërsa nga aeroporti kanë vajtur 2.637.257 pasagjerë. Kështu që numri total i pasagjerëve rezultoi të jetë 5.228.447 pasagjerë.

Faza e parë e Aeroportit të Stambollit me një kapacitet vjetor prej 90 milionë pasagjerësh u hap zyrtarisht në tetor të vitit të kaluar.

Me një kapacitet të plotë vjetor prej 200 milionë pasagjerësh, me përfundimin e të gjitha katër fazave me gjashtë pista deri në vitin 2028, Aeroporti i Stambollit pritet të bëhet një qendër globale e aviacionit me fluturime në mbi 350 destinacione anembanë botës./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne