Aeroporti i Stambollit qendër botërore e fluturimeve

Aeroporti i Stambollit, faza e parë e të cilit u inaugurua dje nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe pjesëmarrjen e shumë të ftuarve të huaj të nivelit të lartë, me fluturimet deri në 3 orë do të ofrojë mundësi transporti në 41 vende ndërsa me fluturimet 5 orëshe në 66 vende.

Ky aeroport do të jetë një nga qendrat më të rëndësishme të aviacionit në botë me më shumë se 300 destinacione, përfshirë 250 fluturime ndërkombëtare.

Pas përfundimit të punimeve aeroporti i Stambollit, i cili do të jetë më i madhi në botë, filloi dje aktivitetin në 95 vjetorin e pavarësisë së Turqisë ku me fazën e parë ka një kapacitet prej 90 milionë udhëtarë në vit.

Aeroporti i Stambollit është ndërtuar pas punimeve rehabilituese të kryera në zonën e cila është e mbushur me gropa të vjetra të minierave, në një hapësirë prej 76.5 milionë metra katrorë. Në fazën e parë aeroporti ofron shërbime për 90 milionë udhëtarë dhe në përfundim të tij ai do të arrijë në kapacitetin prej rreth 200 milionë pasagjerëve.

– Do të jetë urë e botës

Me mundësitë që do të ofrojë aeroporti i ri i Stambollit do të jetë si një urë për botën.

Aeroporti i ri do të bëhet një nga qendrat më të mëdha të hapësirës ajrore në botë me më shumë se 300 destinacione, përfshirë 250 fluturime ndërkombëtare. Një e treta e popullsisë së botës do të jetë në gjendje të arrijë në çdo vend të botës duke përdorur aeroportin.

Në terminalin e vendosur në shërbim të Aeroportit të Stambollit, ka 100 mijë metra katrorë sipërfaqe komerciale, 40 mijë parkingje, ambiente për fëmijë, salla ekspozitash, dhoma konferencash, 451 dhoma hoteli, vende adhurimi, qendra sociale, si dhe qendra shëndetësore. Gjithashtu, në këtë aeroport është ndërtuar edhe një nga sallat më të mëdha CIP (Commercially Important Person) në botë për personat e rëndësishëm tregtarë.

Aeroporti, i cili është projekti më i madh i investimeve njëherësh në infrastrukturë në historinë e Republikës me një investim prej 10 miliardë 247 milionë eurosh, u realizua me metodën ndërto-menaxho-dorëzo. Kompania menaxhuese do t’i paguajë shtetit 22 miliardë e 152 milionë euro në këmbim të 25 viteve të menaxhimit.

Aeroporti i ndërtuar në Stamboll ku pikëtakohen kontinentet, Lindja me Perëndimin dhe veriu me jugun, do të jetë një projekt jo vetëm për Turqinë, por një projekt ku do të rishkruhet historia e aviacionit civil botëror.

Me fluturimet deri në 3 orë do të ofrohet mundësi transporti në 41 vende dhe me fluturimet 5 orëshe në 66 vende. Për këtë arsye Aeroporti i Stambollit do të bëhet një nga qendrat më të rëndësishme të aviacionit në botë.

– Aeroporti më i madh dhe më komfort në botë

Ministri turk i Transportit dhe Infrastrukturës, Cahit Turhan, në një deklaratë për AA tha se në Stamboll kanë ndërtuar aeroportin më të madh dhe më komfort në botë.

Ministri Turhan duke uruar që aeroporti të jetë i vlefshëm si për vendin ashtu edhe për rajonin shprehu falënderimet për presidentin Erdoğan që ka qenë iniciator i projektit dhe për mbështetjen dhe vullnetin që ka treguar në ndërtimin e aeroportit.

Ai bëri të ditur se edhe kompanitë ajrore që nuk mund të organizojnë udhëtime në Turqi mund të kryejnë fluturime të pakufizuara në aeroport. Turhan thekson se qëllimi është renditja brenda vitit në vendin e dytë të aeroporteve më intensive dhe pas përfundimit të të gjitha fazave renditje në vendin e parë.

Duke vënë theksin se aeroporti i Stambollit është dizejnuar si aeroporti më i sigurtë në botë, Turhan tha se siguria e ambientit të aeroportit është siguruar me teknologjitë më të fundit me sisteme të kamerave të fiksuara dhe lëvizëse si dhe me sisteme të sigurisë së mjedisit me radar.

Turhan potencon se faza e parë e aeroportit ka një kapacitet me mesatare prej 80 ulje-ngritje në orë të avionëve dhe në përfundim të të gjitha fazave kjo do të arrijë në 250 avionë në orë.

Sipas tij, tërheq vëmendjen se brenda ndërtesës së terminalit përdoren shumë sisteme të teknologjisë së avancuar të tilla si pajisjet me rreze x, skanerët e trupit, detektorë për eksplozivë, detektorët për shenja të bombave. Turhan thotë se në terminalin e ri mund të afrohen me lehtësi edhe avionët e llojeve me përmasa më të mëdha në botë.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne