Aeroporti i Vlorës/ Garanci nga qeveria për koncesionarin, nëse s’arkëton 140 mln euro në 10 vite, do kompesohet

Nga Klodian Tomorri

Plot 140 milione euro do t’i garantoje qeveria koncesionarit privat qe do te ndertoje aeroportin e Vlores. Keto jane vetem per 10 vitet e pare te operimit.

Edhe sikur mos te fluturoje asnje avion ne Vlore, prape privati ka minimalisht 140 milione euro te ardhura te sigurta. Sepse edhe nese nuk arketon nga tarifat, ja paguan buxheti. Te gjithe riskun e merr shteti, domethene taksapaguesit. Koncesionari fut ne xhep fitimet.

Askush nuk e di se sa do jete kostoja e ndertimit te Aeroportit. Qeveria e ka hapur tenderin pa studim te mirefillte fizibiliteti. Kjo eshte nje tjeter thagme. Kane marre nje studim te para dy vjeteve, qe kontraktoi Autoriteti i Aviacionit per ndertimin e nje aeroporti ne Jug me vend te papercaktuar. Kete studimin e kane perditesuar dhe ja kane veshur Vlores.

Megjithate, paraprakisht eshte thene nje kosto ndertimi nga 80-100 milione euro. Kaq do t’i kushtoje koncesionarit. Qeveria i garanton 140 milione euro kthim ne 10 vitet e para. Dmth 40-60 milione euro mbi koston e ndertimit. Pastaj ja le shfrytezimin falas per 25 vjet te tjera.

Gjithmone eshte e njejta skeme. Asnje risk privati, te gjithen riskun per qytetaret. Keto jane koncesione si ato te Afrikes se Jugut ne epoken para Mandeles. Te gjitha. Po te pakten atje ne Afrike qeveria nuk ja shiste me show kontratat gllaberuese popullit. E benin dhe kaq. Me e ndershme ashtu.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne