AFAD dërgoi ndihma në ushqim për 1 mijë familje në Shqipëri

Departamenti për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Situatave Emergjente (AFAD) i Turqisë siguroi ndihma në ushqim për 1 mijë familje në vështirësi në Shqipëri për shkak të tërmetit me madhësi 6.3 ballë që ra më 26 nëntor.

Zyrtarët e AFAD-it dërguan mijëra paketa ushqimore për viktimat në fshatrat Fushë Mamurras, Drojë, Shpërdhet, Lagjja Demokracia, Zhejë dhe Gjurmë, ku identifikuan me autoritetet lokale nevojën e furnizimeve me ndihma.

Stafi i Ekipit Kombëtar të Shpëtimit Mjekësor (UMKE)gjithashtu ndihmoi në shpërndarjen e ndihmave.

Hamit Dava, njëri prej të prekurve nga tërmeti deklaroi se ndjehen shumë keq për shkak të tërmetit, ndërsa falënderoi Turqinë për ndihmat e dërguara dhe Presidentin Recep Tayyip Erdogan, i cili deklaroi se do të ndërtojnë 500 banesa në Shqipëri për të prekurit nga tërmeti.

Ndërkaq edhe Alesia Bamxhi falënderoi Turqinë për ndihma.

Nga ana tjetër Komandanti i Forcave Detare Shqiptare, kolonel Artur Meçollari falënderoi stafin e AFAD-it dhe UMKE-s për kontributin e tyre në përpjekjet e kërkim-shpëtimit dhe u dha një certifikatë vlerësimi të nënshkruar nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Shqipërisë, gjeneralbrigade, Bardhyl Kollçaku./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne