Një Navtex (njoftim për detarë) i ri i cili do të vazhdojë deri më 29 nëntor, është shpallur për zonën ku anija turke Oruç Reis do të kryejë punime sizmike në Mesdheun Lindor.
Sipas njoftimit, anija për kërkime sizmike Oruç Reis, do të jetë e shoqëruar nga anijet Ataman dhe Cengizhan në punimet sizmike që janë zgjatur deri më 29 nëntor në Mesdheun Lindor.
Më parë ishte njoftuar se Oruç Reis do të kryente punime në rajon deri më 23 nëntor.
Anija kërkimore sizmike Oruç Reis mund të kryejë të gjitha llojet e kërkimeve gjeologjike, gjeofizike, hidrografike dhe oqeanografike, veçanërisht për kërkimet e burimeve natyrale.
Në anijen e cila është një nga anijet e rralla në botë e pajisur plotësisht dhe për shumë qëllime, mund të kryhen kërkime sizmike 2 dhe 3 dimensionale, kërkime të gravitetit dhe ato gjeofizike manjetike. Anija mund të kryejë operacione sizmike 3 dimensionale deri në thellësinë 8.000 metra dhe dy-dimensionale në një thellësi deri në 15.000 metra./AA