Afganistan: 11 policë të vrarë në një sulm të talebanëve në Helmand

Në sulmin e talebanëve në provincën Helmand, në jug të Afganistanit u vranë 11 policë.

Guvernatori i Helmandit, Hayatullah Hayat tha se militantët sulmuan një stacion policor në Lashkargah.

Hayat shtoi se tetë persona u plagosën në sulm, ndërsa humbje ka patur edhe në në mesin e talebanëve.

Nga ana tjetër, një person u vra në një sulm me bombë në Mazar-i- Sharif.

Kreu i policisë në Belho, Abdul Razzak Kadiri deklaroi se në shpërthimin e bombës së vendosur në një makinë u plagosën dy vetë. Akoma askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne