Afganistan, 15 të vdekur nga sulmi i talebanëve

Të paktën 15 persona, prej të cilëve njëri civil kanë humbur jetën si pasojë e sulmit të militantëve talebanë në stacionin e rojeve në krahinën Gor në perëndim të Afganistanit, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Guvernatorit, Abdulhay Hatibi, në deklaratën për mediat tha se pas sulmit të militantëve ndaj stacionit ka ndodhur përleshje.

Ai tha se në përleshje kanë humbur jetën 14 roje, ndërsa 7 të tjerë janë plagosur.

Hatibi më tej tregoi se në përleshje edhe talebanët kanë pësuar humbje.

Nga përleshja ka humbur jetën edhe një civil.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne