Afganistan – 40 ushtarë të vrarë në një sulm të talebanëve

Në sulmin e talebanëve të ndërmarrë ndaj një baze ushtarake në Afganistan kanë humbur jetën 40 ushtarë.

Ahtar Muhammed, drejtori i policisë në nënprefekturën Çinartu të provincës Uruzgan, ku ndodhet baza, njoftoi se ushtarët kanë humbur jetët për shkak të sulmit të talebanëve nga të katër anët.

Shefi i policisë bëri të ditur që në këtë sulm janë plagosur edhe disa ushtarë dhe se ende nuk dihet për fatin e një numri të madh të të tjerëve.

Muhammed shtoi se në këto luftime ka patur të vrarë edhe nga radhët e talebanëve.

Ndërkaq në një deklaratë të bërë nga talebanët thuhet se baza ushtarake në fjalë është vënë nën kontroll./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne