Afganistan – Avionët e NATO-s bombardojnë civilët

Si pasojë e shënjestrimit gabimisht të civilëve nga avionët e forcave të NATO-s në provincën Logar të Afganistanit ka humbur jetën një njeri dhe janë plagosur 4 të tjerë.

Kryetari i Këshillit të Provincës Logar, Hasibullah Stanikzey ka thënë se avionët e forcave të NATO-s gjatë një operacioni kundër Talibanit kanë goditur gabimisht shtëpitë e civilëve në fshatin Babus të Logarit.

Sipas përcaktimeve të para në këtë sulm ajror ka vdekur një civil dhe janë plagosur 4 civilë të tjerë, ka shtuar Stanikzey.

Nga ana tjetër ish-presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai përmes një komunikate të shkruar ka kërkuar ndërprerjen e sulmeve të NATO-s ndaj civilëve.

Ndërsa nga NATO nuk ka ardhur ende ndonjë deklaratë në lidhje me këtë ngjarje./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne