Afganistan, vriten së paku 20 ushtarë nga militantët talebanë

Së paku 20 pjesëtarë të forcave afgane të sigurisë janë vrarë gjatë një sulmi të cilin mbrëmë vonë militantët talebanë e kryen në veri të Afganistanit, raporton AA.

Zëdhënësi i kabinetit të guvernatorit të krahinës Sar-i Pul, Zabihullah Amani, për AA tha se militantët talebanë kryen sulm në qytetin Sayyad edhe atë njëkohësisht nga tre drejtime.

“Sipas informacioneve të arritshme, kanë humbur jetën së paku 20 ushtarë, ndërsa është vrarë edhe një numër i madh i militantëve”, tha Amani.

Përleshjet në qytet ende zgjasin.

Afganistani tashmë disa vite përballet me krizë të sigurisë në luftën e vazhdueshme kundër lëvizjes ekstremiste militante talebane dhe organizatën terroriste DEASH, e cila, pas disfatës në Irak dhe Siri, ka intensifikuar aktivitetet në Afganistan.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne