Bota

Afrika e Jugut njeh Nicolas Maduron si presidentin e vetëm të Venezuelës

Republika e Afrikës së Jugut ka njoftuar se do të vazhdojë të njohë Nicolas Maduron si president të Venezuelës, transmeton Anadolu Agency.

Përfaqësuesi i përhershëm i Afrikës së Jugut në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Jerry Matjila tha se Maduro është zgjedhur në zgjedhjet presidenciale në përputhje me ligjin dhe do të vazhdojnë ta njohin si president të Venezuelës.

Matjila gjithashtu tërhoqi vëmendjen në nevojën për të zgjidhur mosmarrëveshjet ose problemet në mënyrë paqësore, pa ndërhyrje të jashtme.

Juan Guaido, kryetari i Asamblesë Kombëtare, në tubimin e opozitës shpalli veten si president të vendit dhe u njoh nga vende të tilla si SHBA-ja, Kanadaja, Kolumbia, Peru, Ekuadori, Paraguai, Brazili, Kili, Panamaja, Argjentina, Kosta Rika dhe Guatemala. Ndërsa vendet si Meksika, Turqia, Rusia, Kuba, Kina dhe Bolivia ripërsëritën mbështetjen e tyre për Qeverinë e Maduros, i cili pas këtyre zhvillimeve njoftoi ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike dhe politike me SHBA-në.

OPINIONE