Afrimi i zgjedhjeve forcon lekun

Në tregun e këmbimit valutor vendas, monedha europiane po këmbehet me lekun në nivelet më të ulëta të shtatë viteve të fundit në Shqipëri. Sipas kursit të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro këmbehej me 134.1 lekë ose 0.27 lekë më pak se një ditë më parë.

Ekspertët shprehen se rritja e parasë në qarkullim, mund të ndikojë balancat e kërkesës dhe ofertës në kursin e këmbimit. Oferta e shtuar e euros në treg, ka sjellë dobësim të monedhës evropiane dhe forcim të Lekut.

Kjo periudhë parazgjedhore shoqërohen me rritje të shpenzimeve nga forcat politike, kandidatët dhe nga qeveria, përmes shtimit të ritmit të investimeve publike, duke ndikuar edhe në ekuilibrat e kursit të këmbimit, thonë ekspertet.Duke iu referuar zgjedhjeve te vitit 2013, pozitat mes euros dhe lekut ishin shumë të ndryshme. Në muajt maj dhe qershor të atij viti, euro e kaloi disa herë pragun e 141 lekëve, duke arritur nivelet më të larta historike. Ndërsa këtë vit leku po ruan pozita te forta, me gjithë rritjen e shpenzimeve qeveritare.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne