Afrin: Terroristët e PKK-së dhe PYD-së përdorin raketa amerikane të modelit TOW kundër trupave turke

Terroristët e Partisë Bashkimi Demokratik (PYD), degë e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), kanë në zotërim raketa amerikane anti-tank TOW, të cilat i përdorën në sulmet terroriste të së shtunës. Në këto sulme u martirizuan pesë ushtarë turq në Afrin dhe në provincën kufitare Kilis, ndërkohë që operacioni “Dega e ullirit” eshte duke vazhduar.

Bombardimet synojnë pozicionet terroriste

Menjëherë pas sulmit në Sheik Haruz, në orën 05:52 të së shtunës u ndërmorr një operacion ajror që synonte pozicionet terroriste, strehimoret dhe armatimin në atë zonë.

Turqia nisi me operacionin dega e ullirit më 20 janar së bashku me Ushtrinë e Lirë Siriane (FSA) për të pastruar terroristët e PYD-së, PKK-së dhe Daesh-it nga Afrini, qytet në veri-perëndim të Sirisë.

Që nga fillimi i operacionit, PYD dhe PKK ka ndërmarrë sulme ndërkufitare ndaj Turqisë duke goditur me raketa kundër zonave të banuara me civilë.

Sipas Shtabit të Përgjithshëm Turk, operacioni dega e ullirit synon të krijojë siguri dhe stabilitet përgjatë kufirit turk si dhe të mbrojë banorët sirianë nga shtypja dhe mizoria terroriste.

Operacioni është duke u zhvilluar në kuadrin e të drejtave të Turqisë bazuar në të drejtën ndërkombëtare, në përputhje me rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke respektuar integritetin territorial të Sirisë.

US flag Erdoğan said to take down found abandoned at YPG base

Raketat anti-tank godasin stacionin e policisë

Në total, shtatë ushtarë turq u martirizuan të shtunën gjatë operacionit Dega e ullirit, sipas një deklarate të Shtabit të Përgjithshëm Turk.

Deklarata tha se një ushtar u martirizua në përleshje e sipër me grupet terroriste të PKK-së, KCK-së, PYD-YPG, dhe Daesh, ndërsa një ushtar tjetër u martirizua në provincën Kilis të Turqisë në një sulm të kryer nga të njëjtat grupe terroriste kundër një stacioni policor.

Më vonë të shtunën, Shtabi i Përgjithshëm turk tha se pesë ushtarë të tjerë ishin martirizuar në Sheik Haruz, në verilindje të Afrinit, kur grupi terrorist sulmoi një tank të ushtrisë turke.

Në total që prej fillimit të operacionit dega e ullirit janë martirizuar 13 ushtarë turq nga terroristët.

SHBA ka armatosur terroristët deri në dhëmbë

Raketat anti-tank ishin një pjesë e rëndësishme e armëve të ngarkuara në 5,000 kamionët e dërguar nga SHBA për terroristët e PKK-së dhe PYD-së. Thuhet se terroristët posedojnë mbi 1,000 raketa anti-tank, të cilat përfshijnë modele të vecanta amerikane si Javelin dhe AT-4, raketa të cilat nuk i janë shitur madje as Turqisë. Në sulmin e së shtunës kundër ushtarëve turq u përdorën raketat e modelit TOW. Terroristët e PKK-së dhe PYD-së kanë në zotërim edhe raketa anti-tank Konkurs dhe Kornet të prodhimit rus.

PKK është renditur si një organizatë terroriste nga Turqia, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara. PKK vazhdon të kryejë dhunë të armatosur në pjesën juglindore të Turqisë që prej vitit 1984. Më shumë se 40,000 njerëz, kryesisht civilë janë vrarë gjatë konfliktit prej tre dekadash./yenisafak/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne