Agim Kajmaku bën “kthesën e papritur” nga arratia, tërhiqet nga kërkesa për ndryshimin e masës, dosja gati për në gjykatë

Ish-kreu i Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku, ka bërë një tjetër lëvizje të papritur nga arratia.

“News 24” raporton se Kajmaku është tërhequr nga kërkesa e tij për ndryshimin e masës së sigurisë nga “Arrest me burg” në “Detyrim Paraqitje”, ndërsa Gjykata e Tiranës pushuar kërkesën, pasi nuk janë paraqitur avokatët mbrojtës të ish-kryebashkiakut.

Ndërkohë, Prokuroria ka përfunduar hetimet për Kajmakun dhe pritet të dorëzojë çështjen në gjykatë.

Agim Kajmaku u denoncua nga Partia Demokratike për fshehje të dënimit në formularin e Dekriminalizimit, pasi nën emrin Jorgo Tota ai ishte dënuar në Greqi për falsifikim parash.

Pas hetimeve dhe verifikimeve nga Prokuroria, akuzat e opozitës rezultuan të vërteta, duke bërë që KQZ ta shkarkojë atë nga detyra e kryebashkiakut.

Më pas, Kajmaku u shpall në kërkim policor për shkelje të ligjit të Dekriminalizimit, por edhe për ushtrim të funksionit pas shkarkimit nga detyra, pasi ai kishte firmosur shkarkimin e dy nënkryetarëve të Bashkisë Vorë, pasi vendimit të KQZ për shkarkimin e tij./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne