Agjencia humanitare turke ndihmon muslimanët Rohingya në Bangladesh

Shoqata Sadakataşı nga Turqia ka shpërndarë ndihma për refugjatët e persekutuar muslimanë Rohingya të cilët janë arratisur në Bangladesh si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj tyre në Arakan nga ana e ushtrisë së Mianmarit dhe budistëve radikalë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shoqata Sadakataşı ka qenë një nga agjencitë humanitare që ka bërë përpjekje për t’ua lehtësuar jetën refugjatëve që jetojnë në kampe.

Gjithsej 400 makina për qepje, 60 mjete transporti “Riksha” dhe 30 furgonë mallrash u janë shpërndarë familjeve refugjate.

Rohingya, të përshkruar nga OKB-ja si komuniteti më i përndjekur në botë, është përballur me sulme pasi dhjetra persona u vranë në dhunën komunale në vitin 2012.

Sipas Amnesty International, më shumë se 750.000 refugjatë Rohingya, kryesisht gra dhe fëmijë, kanë ikur nga Mjanmari dhe kanë kaluar në Bangladesh pasi forcat e Mjanmarit filluan një sulm ndaj komunitetit pakicë musliman në gusht të vitit 2017. Aktualisht, në Bangladesh gjenden 1,2 milionë Rohingya.

Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Zhvillimit të Ontarios (OIDA), rreth 24.000 muslimanë Rohingya janë vrarë nga forcat shtetërore të Mjanmarit që prej 25 gushtit të vitit 2017.

Ndërkaq, 18.000 gra dhe vajza Rohingya u përdhunuan nga ushtria dhe policia e Mjanmarit, kurse më shumë se 115.000 shtëpi u dogjën dhe 113.000 të tjera vandalizuan./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne