Agjencia turke e ndihmave nuk pyet për luftë, ofron iftare për 15,000 jemenas

Agjencia shtetërore turke e ndihmave do të ofrojë iftare ose ushqim të shpejtë për 15,000 njerëz në Jemen gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, tha një zyrtar i agjencisë të mërkurën.

Vaktet e iftareve do të jepen në qytetet Aden, Lahij, Abyan, Dahle dhe Taiz, tha Abdullah Sari, koordinatori i Agjencise turke te bashkepunimit dhe kordinimit (TIKA) për Jemenin.

Ai tha se programi i iftareve të këtij viti do të arrijë kryesisht jemenasit që kanë qenë më të goditur nga lufta civile dhe ata që jetojnë në zonat rurale të vendit./yenisafak/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne