Agjenti i spiunazhit dypalësh të luftës së ftohtë: rusët duhet ta shpëtojnë botën nga zjarri i “Ferrit Bërthamor”

Agjenti i spiunazhit dypalësh i KGB gjatë periudhës së luftës së ftohtë në moshën 95 vjeçare, ka vlerësuar pozitivisht aparatin e inteligjencës ruse dhe agjentët rus i ka konsideruar heronj të vërtetë betejës mes të mirës dhe të keqes, të cilët duhet ta shpëtojnë njerëzimin nga shkatërrimi me armë bërthamore.

Gazeta angleze “The Guardian” në një raport të saj ka shkruar se George Blake në deklaratë të papritur në moshën 95 vjeçare deklaroi: “Oficerët rusë të shërbimit inteligjent të huaj ose SVR aktualisht kanë mision shumë të vështirë dhe të rëndësishëm. Unë besoj se ju me sakrificë dhe trimëri punonin për qëllimin e përbashkët të të gjithë neve dhe unë besoj në fitoren përfundimtare kundër tradhtarëve. Ky beim mua më jep forcë. Burrat dhe grat që punojnë në shërbimin inteligjent të jashtëm, duhet ta shpëtojnë botën nga gjendje në të cilën ekziston rreziku i luftës bërthamore dhe shkatërrimit të njeriut me dorën e tij. Kjo është një gjendje e rrezikshme të cilën e kanë krijuar përsëri politikanët e papërgjegjshëm. Terrorizmi ka lënë gjurmë të përgjakshme në rajone të ndryshme të botës”. George Blake i cili ka lindur në Holandë dhe është rritur në Egjipt, për herë të parë si një anëtar i arratisur i Lëvizjes së Rezistencës së Holandës ka shkuar në Britaninë e Madhe. Ai pasi u bashku me forcat detare të mbretërisë së Anglisë, në vitin 1944 është pranuar si agjent i MI6 ose shërbimit inteligjent të jashtëm të Britanisë së Madhe. Ai ka marrë pjesë në luftën në Gadishullin Korean dhe ka qëndruar në Seul, ndërsa shumë shpejtë është zënë rob nga forcat verikoreane. Ai më vonë ka thënë se duke vërejtur bombardimin e pakufishëm të Amerikës mbi qytetet dhe fshatrat e Koresë Veriore, u shndërrua në një komunist të bindur. Kontakti i parë i tij me KGB ka ndodhur në Korenë Veriore gjatë kohën kur ai ishte në robërim.

Ai gjatë një deklaratë e cila është publikuar ditën e premte, deklaroi: “Pasi kam vërejtur vrasjen e civilëve nga makinerie luftarake e Amerikës, vendosa të bëhem agjent i dyanshëm. Atëherë kuptova e konflikte të tilla janë shumë të rrezikshme dhe vdekjeprurëse për të gjithë njerëzit dhe vendimi më i rëndësishëm i jetës time, ka qenë vendimi për të bashkëpunuar në mënyrë vullnetare dhe pa rrogë me strukturat inteligjente të ish-Bashkimit Sovjetik në mënyrë që ta mbrojë paqen në botë”./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne