Bota

Agjentit të FBI-së i bie pistoleta gjatë kërcimit, plagos një person… (video)

Një agjent i FBI-së, i cili po argëtohej jashtë orarit të punës, ka shkaktuar një incident me pistolentën që mbante me vete. Agjenti po kërcente, kur pistoleta i ra në tokë. Ai është ulur për ta marrë, kur aksidentalisht ka tërhequr këmbëzën e pistoletës dhe ka plagosur një person që po shihte kërcimin e tij. Personi i plagosur është dërguar menjëherë në spital, por fatmirësisht nuk ka marrë plagë të rënda dhe gjendet jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihet nëse agjenti do të shkarkohet apo nëse ndaj tij do të ndërmerret ndonjë veprim disiplinor.

Video është shpërndarë në Twitter masivisht.

OPINIONE