Agron Shehaj akuzon kompaninë Kastrati për sulme mediatike ndaj tij

Nga Gerard Gega

Ish-deputeti i PD Agron Shehaj ka akuzuar kompaninë Kastrati se është ajo porositja e disa sulmeve ndaj tij të bëra nga portali Pamfleti.net, javët e fundit.

Me anë të një postimi në Facebook, Shehaj ka përmendur drejtpërdrejt Kastratin si autorin e “sulmit mediatik” ndaj tij, duke deklaruar se “Kastratit nuk do t’i mjaftojnë milionat që ju vjedh shqiptarëve të më mbyllë gojën.”

Artikujt e Pamfletit janë të mbushur me akuza, të pambështetura në burime apo fakte—dukshëm sulme të pabaza ndaj Shehajt.

Sikurse, vë në dukje në postimin e tij Shehaj, sulmet pasuan denoncimin publik të tij për tenderin 21 milionë euro të furnizimit me karburant të të gjithë insitucioneve qeveritare për tre vitet e ardhshme, i cili u fitua nga kompania Kastrati, pa konkurencë dhe me çmim më të lartë se tregu.

Akuzat e Shehajt ngjallën reagime nga qeveria, e cila u justifikua me argumente të dobëta për mungesën e garës dhe çmimin e furnizimit./ exit

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne