Shqiperia

Agron Tufa padit në Prokurori Spartak Brahon dhe Fatos Tarifën

Agron Tufa padit në prokurori deputetin socialist Spartak Braho dhe ish-ambasadorin Fatos Tarifa.

Avokati Kujtim Cakrani tha se ndaj klientit të tij, drejtorit të ISKPK, Agron Tufa, ka pasur kërcënime të ndryshme si nga administrata ashtu edhe nga njerëz të tjerë.

“Janë riaktivizuar duke hedhur baltë ndaj zotit Tufa duke e akuzuar për vjedhje fondesh shpërdorim detyre dhe falsifikim të historisë. Tufa u largua pasi pati një arsye të fortë iu kërcënua familja e tij”

Agron Tufa dha dorëheqjen pak ditë më parë nga posti i Drejtorit të Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit dhe ndodhet me familjen e tij për azil në Zvicër./Tpz

OPINIONE

INTERVISTA