“Agron Xhafaj”, Kryemadhi: Në Itali u dërgua një video me zërin e dikujt tjetër

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e ftuar në “Tonight Ilva Tare”, thotë se video-përgjimi i dërguar në Itali për vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj është zëri i dikujt tjetër dhe jo i Agron Xhafajt.

Pjesë nga debati:

Tare: PD ka publikuar një audio-përgjim, i cili ka shkuar për ekspertizë në Itali.

Kryemadhi: E ka bërë Prokuroria e Tiranës.

Tare: Do ta njohë LSI përgjigjen që do të vijë…

Kryemadhi: Nga informacionet tona, nuk është video që është çuar për ekspertizë, nuk është video nga Partia Demokratike, por është video me zërin e dikujt tjetër të regjistruar.

Tare: Ju po flisni për manipulim nga organet e drejtësisë?

Kryemadhi: Po! Të paktën nga denoncimet që janë bërë në ambientet të ndryshme, politike lë për të dyshuar që videoja që është çuar në Itali për ekspertizë nuk është video nga Partia Demokratike. Pra kanë regjistruar zërin e dikujt tjetër si zërin e Agron Xhafajt.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne