Ahmet Kalaja i serviloset Likes me 40 hajdutë

Hipokrizia e vehabistit Ahmed Kalaja s’paska të sosur. Tani rradhën e ka Presidenti Ilir Meta. Në një postim në Facebook këtë rradhë imami, që kërkon vëmendje dhe famë gjithë kohën me gafat e tij publike, ka shprehur uratat për Presidentin e ri Ilir Meta.
Se kush është Ilir Meta këtë e dinë të gjithë. Por pse një imam shpërdoron detyrën duke bërë prononcime politike me urata selektive sipas interesave që Kalaja i di, këtë nuk e kuptojnë vecse naivët dhe ata që Kalaja i ysht me fjalët e tij. Mesa duket solidariteti i katunarëve Meta e Kalaja qenka shumë i fortë. Ashtu si Meta me katundarët e tij kanë pushtuar cdo institucion, edhe Kalaja me katundarët e tij vehabistë kanë pushtuar xhaminë më të madhe të Tiranës.
Kujtojmë se me rastin e fitores së Erdogan, pronocimi përgëzues i myftiut të Shkodrës Syrtari, i kushtoi atij një masë nga Komuniteti Musliman. Po në rastin e Kalasë, pse Komuniteti Musliman nuk reagon ndaj përzierjes së tij me politikën? Kalaja është zëdhënës i KMSH apo imam i vetshpallur, apo nuk është vartës i KMSH?

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne