Ahmet Kalaja kalon në anën e Rilindjes: mbron katolikun Edi Rama

Hoxha i rruges se Kavajes Ahmet Kalaja me sa duket ka kaluar në anën e Rilindjes duke mbrojtur katolikun Edi Rama dhe sulmuar protestat demokratike te qytetareve shqiptare. Ne dy postime te tij ne facebook te dites se sotme ai ka shkruar per gjendjen aktuale te vendit, per demtimin e prones, per vjedhjet, varferinë, si dhe shkaterrimin qe po i behet vendit. Po per habi, sipas permbajtjes se shkrimeve si dhe fotos me te cilen hoxha ka shoqeruar njerin prej shkrimeve te tij, le te kuptohet se e gjithe gjendja e sotme i faturohet opozites, qytetareve dhe protestave te tyre demokratike. Ai nuk permend fare deshtimin, korrupsionin, vjedhjet dhe kaosin qe ka sjelle Rilindja e katolikut Edi Rama. Ai nuk permend as pergjimet e gazetes gjermane Bild ku shihen qarte se kush jane pushtetaret qe sot na drejtojne.

Shkrimet i tij i plota ne facebook:

A më thua kush e do më shumë këtë vend?

E do ai që prej frikës së Zotit e respekton nënën, babain, familjen, e do gruan, i edukon fëmijët…
Ai që nuk ia vjedh tokën fqinjit, që me atë njerëzit ndjehen të sigurtë, që ndihmon fukarain, përkëdhel jetimin, ushqen të pamundurin….
Ai që nuk e dëmton natyrën, nuk i pret pemët, nuk i gërryen lumenjtë, ai që e mbjell pemën e prej fruteve të saj ushqehen njerëzit. 
Ai që mbjell dituri, që shpërndan mirësi, paqe, që përhap shpresë, se këtë vend Zoti e bekoi për ne, a duhet ta shkatrrojmë?
E kur të gjithë të fillojmë të përmirësohemi, askush nuk do të tallet nëpër ekrane të televizioneve për të besuar gënjeshtra. Vendi ynë nuk e meriton të shkatërrohet për askënd, aty do të rrisim fëmijët tanë. Zoti e bekoftë Shqipërinë, e përmitësoftë gjendjen e popullit dhe drejtuesit e saj…

Mllefi dhe pesimizmi i palejuar i një muslimani si edhe ofrimi i aleternatives.

Nê këto kohe të turbullta politike, testojnë jo vetëm ndjeshmërinë tonë si muslimanë ndaj zhvillimeve por dhe aftësinë për t’ju qasur drejt, gjithnjë edhe fetarisht.

Duke shfrytëzuar rrjetet sociale, shumë prej nesh kanë një mundësi për t’u shprehur, një gjë pozitive kjo, por njëherësh kjo është dhe një përgjegjësi e madhe për fjalën e lëshuar ndër mijra njerëz, nëse ajo ia qëllon ose jo, është e dobishme apo e dëmshme, sidoqë shkruesi, apo ndryshe thënësi, ka bindjen për të parën.

Por mund të ndodhë që mos jetë kështu. Dhe kjo vihet re te nxirrja në ekstrem e realitetit, ku damkoset e damlloset politika me derdhje mllefi pa karar.

Në dukje është vërtet ashtu; politika ka prodhuar e po prodhon realitete të trishta.

Por parë në një plan më të gjerë, më të thellë, me një qasje të kujdesshme, edhe fetarisht po ashtu, pasi nuk na lejohet të jemi fatalpërçues, do shohim se ka shumë vend për t’ju ndjerë mirë. Madje shpresëplot se gjendja mund të përmisohet, jo nga ata por nga ne, nga ne si besimtarë.

Sepse, parë në këndvështrimin e lirisë së ushtrimit të besimit, e më tej mundësisë për punë të mira, ajo nuk mungon.

Madje nuk është e tepërt të thuhet se paçka shumë vështirësive e pengesave, muslimani sot kryen qetësisht dhe pa asnjë kërcënim apo privim obligimet e tij fetare, e njëherësh ka plot hapësira e mundësi për të ecur e avancuar drejt të qënit faktor shoqëror impaktiv në përmisimin e gjendjes. Sigurisht, kjo e shtrirë në kohë.

Ne sot nuk na pengon kush që të arsimohemi, të edukohemi, të përsosemi, e të jemi ofertë për shoqërinë. Sot më pak, nesër më shumë. Sa mundemi ne sot, e shumë më tepër fëmijët tanë nesër.

Kjo është një botë edhe konkurrence dhe, atje ku ka hapësira e liri për të konkurruar, sado e vështirë të duket një situatë, ka të mirën e saj pasi mund të fitosh e diktosh ti standartet e moralet e tua.

Ky gjykim optimist, sado në një terren pesimist, duhet bërë dhe duke e krahasuar të sotmen me të djeshmen.

Ne si besimtarë, atë të djeshme në një tjetër sistem, ku në fakt nuk ishin problemet e sotme, e ku në dukje gjërat në aspekt të sigurisë e qetësisë ishin më mirë se sot, e quajmë kohë të errët, që mos ardhtë kurrë, vetëm nga fakti që mungonte liria e besimit, e si rrjedhojë edhe mundësia për konkurruar e garuar me kredon e këtij besimi.

Ndërsa sot, do mjaftonte vetëm kjo liri e kjo mundësi, që panoramën e zhvillimeve të mos e shihnim aq të zymtë. Sepse edhe njëherë duhet theksuar, gjersa ke liri ushtrim-besimi, e gjersa të jepet mundësia për t’u aftësuar me të, ke njëherësh dhe shansin e madh për ta përmisuar gjendjen.

Dhe në këtë pikëpamje, çdo musliman, para se të lëshojë mllef për kastën politike e atë qeverisëse, le të pyesë veten se ku, në ç’drejtim, ai do qe i aftë të merrte një përgjegjësi për ta bërë një punë siç duhet.

Le ta kërkojë një “Jusuf” te vetja, në aftësinë për të qenë ai një alternativë në mirëmenaxhimin e një sektori, e si rrjedhojë në mbarëvajtjen e punëve shoqërore.

Të mos harrojmë se ata, kasta politike që është aty e që ka në dorë fate njerëzore, e që për ne bën shumë zullume, është aty dhe për shkak të paaftësisë tonë.

E kjo paaftësi, në raport me detyrimet fetare jo vetëm në planin e ritualistikës obligative, do jetë po ashtu llogaridhënie para gjykimit të Zotit kur të dalim para Tij.

Ne si muslimanë, na ndalohet të jemi të paaftë!

Ne e kemi në asht të fesë për të qenë oferta më e mirë për një shoqëri, por kjo është një diçka e madhe, tejet e madhe, sa nuk e nxë Facebook-u.

Misioni ynë si halifullah – mëkëmbës të Zotit në tokë, nuk nis e mbarron te statuset naive e të papjekura në FB, apo te komentet që vuajnë nga një mungesë e thellë e etikës islame; misioni ynë është ai të qënit një ofertë bindëse për shoqërinë, siç u përshkrua kjo dhe nga modeli profetik.

I Dërguari i Zotit, më shumë se një konstatues i së keqes, që një ofertues madhështor, siç i pati hije një Të Dërguari, për ta zëvëndësuar të keqen me të mirën. Dhe këtë e bëri pa FB!

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne