Ajetullah Khamenei: Armiqtë pavarësisht sanksioneve, nuk kanë realizuar qëllimet e tyre kundër Iranit

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit duke thënë se populli i Iranit në përballje me çdo lëvizje anti-iraniane, ka zhgënjyer tërësisht armiqtë dhe theksoi: “Ashtu siç po pohojnë armiqtë sot, pavarësisht sanksioneve më të ashpra dhe presioneve të gjithanshme, ata nuk kanë arritur t’i realizojnë qëllimet e tyre anti-iraniane”.

Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, sot në mëngjes gjatë një takimi me anë të videokonferencës me deputetët e Parlamentit Islamik të Iranit, duke u mbështetur në themelet e fuqishme dhe potencialet materiale të Iranit dhe aftësinë e madhe spirituale dhe besimin e popullit iranian, deklaroi: “Ne jemi të sigurt se të gjitha problemet ekzistuese mund të zgjidhen dhe Parlamenti duke radhitur çështjet sipas prioritetit duke punuar me sinqeritet jashtë çfarëdo lloj spekulimeve në procesin e zgjidhjes së problemeve, duhet të ushtrojë ndikim konkret”.

Ajetullah Khamenei legjislaturën e 11-të e vlerësoi si një prej legjislaturave më të forta dhe më revolucionare pas fitores së Revolucionit Islamik në Iran dhe shtoi: “Pjesëmarrja e të rinjve me motive, me besim, me aftësi, të shkolluar dhe efikas përkrah disa prej juve që jeni drejtues revolucionar dhe keni eksperiencë të madhe ekzekutimin e çështjeve si dhe përkrah disa deputetëve të tjerë që kanë të eksperiencë më të madhe si deputet parlamenti, është bërë shkak që legjislatura e 11-të të jetë shumë e mirë dhe shpresëdhënëse”.

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit në vazhdim duke folur për problemet e ekonomike të vendit, theksoi: “Për shkak të bazës së fuqishme dhe forcës mbrojtëse, Irani me padyshim se posedon potenciale dhe aftësi të duhura për të ngadhënjyer mbi këto probleme. Krijimi i shumë kompanive me bazë shkencore, realizimi i qindra projekteve të infrastrukturës, përurimi i vazhdueshëm i projekteve të reja, progresi mahnitës në industritë ushtarake dhe sukseset shumë të rëndësishme që arritura në fushën e teknologjisë hapësinore, janë rezultat i shfrytëzimit të drejtë të një pjese të potencialeve shumë të fuqishme të vendit”.

Ajetullah Khamenei gjithashtu e vlerësoi lartë pjesëmarrjen me kohë dhe me sakrificë të madhe të qytetarëve në përballje me valën e parë të përhapjes së virusit Korona, shërbimet shumë të çmuara të popullit në lëvizjen për të ndihmuar familjet me gjendje ekonomike të dobët, pjesëmarrjen e madhe të qytetarëve në përcjelljen e arkivolit të gjeneral Kasem Sulejmani; ndërsa shtoi se këto disa prej shembujve të potencialit moral dhe spiritual të popullit Iranian. /PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne